Politike

Sigurohet dokumenti/ Konferenca e parë ndërqeveritare e BE-së me Shqipërinë pritet të mbahet në dhjetor. Kushtet që duhet të plotësojë

Shqipëria duhet të përmbushë edhe pjesën tjetër të 15 kushteve të Këshillit të Marsit, si dhe kushte të tjera në lidhje me planet e veprimit në fushën e rendit ligjor, të administratës publike, dhe në varësi të vendimit nga vendet anëtare, edhe të ndonjë plani veprimi në fushën e prokurimeve publike dhe në atë fiskale.
Featured image of article: Sigurohet dokumenti/ Konferenca e parë ndërqeveritare e BE-së me Shqipërinë pritet të mbahet në dhjetor. Kushtet që duhet të plotësojë Foto Ilustruese
Përditësuar:

TIRANË– Në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky dokument zbulon se konferenca e parë ndërqeveritare, e cila shënon çeljen zyrtare të negociatave, pritet të mbahet në dhjetor, për Shqipërinë, me kusht që të plotësojë dy kushtet e mbetura nga përfundimet e Këshillit të marsit për këtë hap, që janë plotësimi i Gjykatës Kushtetuese me të paktën 6 anëtarë, dhe votimi i ligjit për median sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Në paragrafin e tretë të këtij dokumenti, i cili nuk është miratuar ende dhe mund të pësojë ndryshime, shkruhet:

“Këshilli pret mbajtjen e konferencës së parë ndêrqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe – nëse përmbushen kushtet e vëna në përfundimet e Këshillit të marsit 2020 – me Shqipërinë, në dhjetor të vitit 2020.”

Ndêrkohë, vlen të theksohet se sipas procedurave të BE-së, pas mbajtjes së Konferencës së parë të anëtarêsimit, për çeljen e vërtetë dhe konkrete të grup-kapitujve të parë të negociatave, Shqipëria duhet të përmbushë edhe pjesën tjetër të 15 kushteve të Këshillit të Marsit, si dhe kushte të tjera në lidhje me planet e veprimit në fushën e rendit ligjor, të administratës publike, dhe në varësi të vendimit nga vendet anëtare, edhe të ndonjë plani veprimi në fushën e prokurimeve publike dhe në atë fiskale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse Këshilli i çështjeve të përgjithshme i datës 17 nëntor arrin të marrë një vendim për kuadrin negociues, atëherë dhe këto përfundime priten të miratohen në të njëjtin takim, e të fimosen disa ditë më vonë nëpërmjet procedurës me shkrim, meqë takimi do të jetë virtual. Përdryshe kêto vendime dhe përfundime do të shtyhen për Këshillin dhe Samitin e muajit dhjetor.

Marrë nga:Euronews

(a.k.dosja.al)

Shto Koment