LIVE UPDATES
Aktualitet

Pluhur tulle, allçi në ushqime/ Reagon Ministria e Bujqësisë: S’ka vend për alarm, produktet në tregje janë të certifi

26 Prill 2019, 13:39 Nga DOSJA
Pluhur tulle, allçi në ushqime/ Reagon Ministria e

TIRANË- Pas transmetimeve në medie ditët e fundit, lidhur me sigurinë ushqimore në vend, ku u publikuan skandalet me cilësinë e ushqimeve, ka reaguar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në njoftimin e ministrisë, bëhet me dije se në vend nuk ka vend për alarm, pasi sipas tyre në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe të certifikuara sipas standardeve të sigurisë ushqimore të garantuara me ligj dhe akte rregullatore.

Sipas njoftimit të ministrisë, institucionet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural monitorojnë dhe raportojnë rregullisht lidhur me sigurinë e prodhimeve vendase

Deklaratë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural:

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndjekur transmetimet në media ditëve të fundit lidhur me sigurinë ushqimore në vendin tonë me fokus në prodhimet me origjinë bimore e shtazore. Ne mirëpresim dhe vlerësojmë kontributin e mediave dhe të qytetarëve për denoncimin e rasteve abuzive kudo ku ato konstatohen, sepse siguria ushqimore është një çështje që kërkon angazhim dhe bashkëpunim të gjithë aktorëve shoqërorë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon qytetarët se nuk ka vend për alarm. Sot në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe të çertifikuara sipas standardeve të sigurisë ushqimore të garantuara me ligj dhe akte rregullatore.

Po ashtu, sqarojmë qytetarët si vijon:

Së pari, institucionet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural monitorojnë dhe raportojnë rregullisht lidhur me sigurinë e prodhimeve vendase. Ato kanë marrë masat përkatëse ndaj çdo rasti abuzimi që kanë zbuluar këto institucione ose që janë bërë publike në media, deri në pezullim të aktivitetit prodhues të subjekteve që kanë kryer shkelje të ligjeve dhe standarteve në fuqi.

Së dyti, prodhimet bujqësore shqiptare konkurrojnë sot në tregjet ndërkombëtare. Shqipëria është një nga vendet kryesore të eksportit të prodhimeve bujqësore në rajon ndërsa janë rritur ndjeshëm eksportet drejt vendeve të BE-së. Vetëm për vitin 2018, vlera e produkteve bujqësore vendase të eksportuara në Itali është 8.5 miliard lekë, në Greqi 2.9 miliard lekë, Suedi 2.2 miliard dhe Gjermani 1.4 miliard. Eksporti i domateve Shqiptare është trefishuar në volum nga rreth 25 mijë ton në vitin 2013 në rreth 75 mijë ton në fund të 2018 dhe pesëfishuar në vlerë duke arritur në 4.4 miliard lekë në 2018. Kjo rritje e eksporteve të prodhimeve vendase dëshmon se fermerët shqiptarë ofrojnë produkte të cilësisë së të lartë dhe të sigurta. Deri më tani nuk ka pasur kthime mbrapsht të prodhimeve bujqësore nga Shqipëria për shkak të treguesve të sigurisë ushqimore që lidhen me nivelin e pranisë së pesticideve.

Së treti, për sa i takon importeve të produkteve bimore dhe shtazore, më specifikisht importi i mishit të gjedhit, derrit dhe shpendit nga Brazili, që në vitin 2017 ushtrohen kontrolle zyrtare të autoriteteve kompetente të sigurisë ushqimore në masën 100% të ngarkesave të ardhura.

Së katërti, në Shqipëri egzistojnë strukturat e përshtatshme për të bërë kontrollin e sigurisë së prodhimeve blegtorale e bujqësore. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) me një përvojë mbi 90 vjecare, bën kontrollin e sigurisë ushqimore, të shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjen e bimëve, ka rreth 33 laboratorë teknikë të disiplinave të ndryshme. Vetëm vitet e fundit janë investuar mbi 3 milion euro në pajisje laboratorike për sigurinë ushqimore me teknologji bashkëkohore europiane. Këta laboratorë përdorin metoda për kryerjen e analizave konform protokolleve ndërkombëtare dhe teknikave instrumentale të përdorura nga laboratorët e referencës në BE. Në vitin 2018, ISUV kreu mbi 60 000 analiza të lidhura me sigurinë e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Për të mbuluar të gjithë gamën e analizave të nevojshme për garantimin e sigurisë ushqimore, ISUV sot bashkëpunon me laboratorë dhe institute shkencore prestigjioze të vendeve të BE në Belgjikë dhe Itali.

Në 5 vitet e fundit investimet në industrinë agropërpunuese, vecanërisht të qumështit, arrijnë vlerën prej rreth 673 milion lekë. Ato kanë sjellë rritjen e kapaciteteve të përpunimit me teknologji moderne që garanaton plotësisht standardet e sigurisë dhe cilësisë së produkteve dhe nënprodukteve të tij. Sot stabilimentet e përpunimit të qumështit janë të pajisura me certifikata ndërkombëtare të sigurisë HACCP dhe ISO.
Garantojmë qytetarët se siguria ushqimore mbetet prioritet i punës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe programit të qeverisë në kuadër të sigurisë kombëtare. Nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt që abuzon me ushqimet dhe jemi të vendosur për të zbatuar me rigorozitet ligjin në çdo rast që konstatohet se është cënuar siguria ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur menjëherë verifikimet dhe kontrollet në terren për rastet e denoncuara në media. Minitsria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të gjitha institucionet e varësisë mbeten të vendosur për t’i shkuar deri në fund cdo rasti abuziv të konstatuar. Njëkohësisht inkurajon Prokurorinë të cojë përpara hetimet dhe të vendosë përpara ligjit këdo që cënon sigurinë ushqimore.

Ditën e sotme pas publikimit të skandalit me përdorimin e pesticideve dhe hormoneve në produktet ushqimore, në fruta dhe perime, ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme. Prokuroria njofton se kanë nisur menjëherë verifikimet në Berat, për të evidentuar çdo shkelje që përbën vepër penale.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e bujqesise pesticidet ne ushqime skandali me ushqimet ministria e bujqesise pesticidet ne ushqime skandali me ushqimet

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni