Sociale

Siguria ushqimore, drejtori i AKU në Gjirokastër: Qytetarët të jenë të qetë, po bëjnë kontrolle intensive

Drejtori i AKU për qarkun e Gjirokastrës ka  thënë sot se institucioni në të cilin ai bën pjesë ka shtuar kontrollet.

GJIROKSATËR- Ditët e fundit, kur sezoni i verës është në pikun e tij, AKU ka shtuar kontrollet në subjekte të ndryshme për të zbuluar shkelje të ndryshme.

Drejtori i AKU për qarkun e Gjirokastrës ka  thënë sot se institucioni në të cilin ai bën pjesë ka shtuar kontrollet.

Besim Brahimi është shprehur se kjo periudhë ka qenë shumë intensive dhe janë zbuluar shkelje të shumta.

“Dua të qetësoj të gjithë konsumatorët, që të gjithë tregarët  si ata ambulantë dhe të tjerë po i nënshtrohen një kontrolli të vazhdueshëm. Po i nënshtrohen kontrollit për kushtet e higjienës, të pajisjeve të prodhimit, të fletave të analizës etj. Kjo periudhë ka qenë intensive për sai i përket kontrolleve, si restorante, markete dhe pasticeri”, është shprehu ai.

Ditët e fundit AKU ka kryer kontrolle të shumta ku disa biznese janë mbyllur dhe të tjera kanë marrë masa të rëndë administrative.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment