Sport

Sigurdsson e akuzuan për pedofili, bashkëshortja e lojtarit largohet nga shtëpia, ai vazhdon ti mohojë

Lajmet mbi historinë e pedofilisë, e kanë bërë bashkëshorten e lojtarit të bllokojë Instagramin të largohet nga shtëpia martesore për të qëndruar te familjen e saj.
Featured image of article: Sigurdsson e akuzuan për pedofili, bashkëshortja e lojtarit largohet nga shtëpia, ai vazhdon ti mohojë Sigurdsson dhe Alexandra Ivarsdottir

ANGLI- Akuzat e pedofilisë ndaj Gylfi Sigurdsson po shkaktojnë skandal në Angli ashtu edhe në Islandë. Në Mbretërinë e Bashkuar, emri i tij nuk është identifikuar për arsye ligjore, por në vendin e tij të orgjinës, saktësisht në Islandë emri i tij nuk është më sekret prej disa ditësh.

Në verën e vitit 2019 lojtari u martua në Itali me ish-miss Islandën Alexandra Ivarsdottir. Lajmet mbi historinë e pedofilisë, e kanë bërë bashkëshorten e lojtarit të bllokojë Instagramin të largohet nga shtëpia martesore për të qëndruar te familjen e saj. Të hënën në mbrëmje ajo është parë duke ecur pranë shtëpisë në shoqërinë e të atit, ndërsa lojtari është zhvendosur në një “shtëpi të sigurt” të vënë në dispozicion nga Everton.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana e tij, Sigurdsson vazhdon të hedhë poshtë të gjitha akuzat. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë në Angli dhe sipas The Sun, ato po kryhen në bazë të një ankese të marrë javë më parë, e cila në fillim të muajit çoi në një kontroll të plotë të vilës së Sigurdsson në Merseyside, nga e cila janë sekuestruar disa objektet si prova të mundshme.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment