Bota

Mblidhen 10 mln USD nga koncerti në Sydney. Të ardhurat shkojnë për të prekurit nga zjarri në Australi

Sipas BBC në këtë koncert kanë marrë pjesë këngetrë të famshëm të cilët kanë kënduar për 10 orë për të mbledhur shumën 10 milionë dollarë.
Featured image of article: Mblidhen 10 mln USD nga koncerti në Sydney. Të ardhurat shkojnë për të prekurit nga zjarri në Australi Pamje nga koncerti

AUSTRALI-Në Sydney  është mbajtur një koncert ku të gjitha të ardhurat do të shkojnë për të prekurit nga zjarret që përfshinë disa javë më parë Australinë.

Sipas BBC në këtë koncert kanë marrë pjesë këngetrë të famshëm të cilët kanë kënduar për 10 orë për të mbledhur shumën prej 10 milionë dollarë. Në koncert kanë qenë mbi 70 mijë persona të cilët kanë ndjekur interpretimet e artistëve me famë botërore si: Queen, Alice Cooper, Ronan Keating dhe Olivia Newton-John.

Olivia Newton-John,

Të ftuar special, ishin këngëtarë të famshëm australianë, si Delta Goodrem, Guy Sebastian apo banda e të rinjve “5 Seconds of Summer”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Guy Sebastian

Zjarret në Australi kanë vrarë të paktën 33 njerëz dhe shkatërruar mijëra shtëpi. Muajt e fundit është djegur më shumë se 11 milionë hektarë tokë një zonë e krahasueshme me madhësinë e Anglisë.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment