DikurOpinione

S’ia fitoi dot kurrë zemrën, kur Rama i dhuroi atlete Adidas Macron-it… sot u kthye me këpucë të kuqe

Edi Rama dy vite më parë, ku Shqipëria ishte njësoj si sot, në stacion duke pritur të merrte një biletë dhe të vijonte udhëtimin me trenin e BE, nisi joshjen e Macron. Vizitat në francë u shtuan dhe Rama kur kthehej në Shqipëri, tregonte “bëmat” që kishte bërë.
Featured image of article: S’ia fitoi dot kurrë zemrën, kur Rama i dhuroi atlete Adidas Macron-it… sot u kthye me këpucë të kuqe Emanuel Macron dhe Edi Rama

TIRANË- Për të përfituar diçka (që në shumë raste nuk të takon) në lojë futet dhe joshja. Joshja mund të bëhet me mjete materiale dhe jo materiale, dhe gjithmonë suksesi arrihet. Me këtë aksiomë veproi dhe Kryeministri i Shqipërisë pak kohë më parë me Presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Edi Rama dy vite më parë, ku Shqipëria ishte njësoj si sot, në stacion duke pritur të merrte një biletë dhe të vijonte udhëtimin me trenin e BE, nisi joshjen e Macron. Vizitat në Francë u shtuan dhe Rama kur kthehej në Shqipëri, tregonte “bëmat” që kishte bërë.

Në një intervistë televizive i ekzaltuar nga joshja që i kishte bërë homologut të tij në Francë, Rama u shpreh se kishte bërë një dhuratë. “Do t’ju zbuloj një sekret të vogël, meqë është hera e parë që vij në emisionin tuaj. Presidentit të Francës i çova një palë atlete meqë i pëlqyen shumë atletet e mia dhe më tha: “Dua edhe unë një palë si këto”. “Do këto” i thashë “apo një palë si këto”. “Jo si këto” më tha “sepse këto s’më bëjnë, por numë 44”, ishte kjo deklarata e Kryeministrit në korrik të 2017-ës.

Me një pathos dhe me sytë që i shkëlqenin nga gëzimi, Rama tregonte ketë bisedë dhe fytyra e tij tregonte se ai ishte i bindur se kishte arritur të manipunonte Macronin me një palë atlete. Ditët e muajt kalonin, e tashmë janë bërë vite, por Macron duket se nuk është manipuluar aspak.

Përkundrazi, nga një ‘mbështetës’ i Kryeministrit, dy ditë më parë doli kundër dhe bllokoi negociatat për Shqipërinë, nuk dihet se sa gjatë do rrijë i këtij vendimi. Dhe pse Rama i dhuroi atletet (që e kanë bërë të famshëm në të gjithë botën), u kthye me këpucë të kuqe (shprehje kuptimplotë e popullit shqiptar që barazohet me asgjë).

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment