Showbiz

Sia bëhet gjyshe në moshën 44-vjeçare, djali i birësuar bëhet baba i dy binjakëve, këngëtarja: Jam tmerruar menjëherë, më quajnë Nana

Autorja e hitit “Chandelier” birësoi dy djem të rritur më 2019 dhe zbuloi në një intervistë me Zane Lowe në Apple Music këtë javë se njëri prej tyre ishte bërë baba.
Featured image of article: Sia bëhet gjyshe në moshën 44-vjeçare, djali i birësuar bëhet baba i dy binjakëve, këngëtarja: Jam tmerruar menjëherë, më quajnë Nana Sia

AMERIKE– Këngëtarja Sia është bërë gjyshe për herë të parë në moshën 44 vjeçe. Autorja e hitit “Chandelier” birësoi dy djem të rritur më 2019 dhe zbuloi në një intervistë me Zane Lowe në Apple Music këtë javë se njëri prej tyre ishte bërë baba.

“Djali im më i vogël sapo ka dy bebe, Jam tmerruar menjëherë,” tha me shaka Sia.

“Jo, jam mirë. Më quajnë Nana. Unë jam duke u përpjekur t’i bëj ata të më quajnë Lovey, si Kris [Jenner]. Jam si “Më quaj Lovey” … Jam gjyshe”, tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në muajin maj, këngëtarja australiane foli haptas për herë të parë në lidhje me adoptimin e djemve të saj, të cilët ishin 18 vjeç dhe kishin kaluar moshen per te qene ne sistemin e kujdestarisë.

“Unë në të vërtetë birësova dy djem vitin e kaluar, ata ishin 18, por të dy janë tani 19 vjeç”, ka treguar Sia.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment