Politike

Si vlerësohen zgjedhjet në Shqipëri? Misioni i OSBE: Dënojmë me forcë incidentet që çuan vrasjen e një personi

VIDEO
Azay Guliyev nënvizoi disa problematika gjatë fushatës zgjedhore në vendin tonë, siç është presioni i ministrave tek nëpunësit civilë apo dhe databasa me të dhënat personale të qytetarëve që u përdorën për zgjedhjet.
Featured image of article: Si vlerësohen zgjedhjet në Shqipëri? Misioni i OSBE: Dënojmë me forcë incidentet që çuan vrasjen e një personi

TIRANË- Koordinatori special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Tiranë, Azay Guliyev nënvizoi disa problematika gjatë fushatës zgjedhore në vendin tonë, siç është presioni i ministrave tek nëpunësit civilë apo dhe databasa me të dhënat personale të qytetarëve që u përdorën për zgjedhjet.


“Pretendimet për shitblerje ishin dominuese gjatë fushatës, çka tregon se është ende një problem. Ministrat bënë fushatë edhe gjatë detyrës. Kjo i solli një presion tek nëpunësimit civil. Gjatë fushatës doli një databazë të 900 mijë shtetasve shqiptarë. Përmbante preferencat e tyre kredenciale. Kjo mund të konsiderohej si shkelje e rëndë e privatësisë për interesa të partive. Më lejoni të them dy fjalë për mjedisin mediatik. Ndikohet nga interesat e pronarëve. Dënoj incidentet që i paraprinë votimit që çuan vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Duhet të investigohen dhe hetohen si duhet. Ne nga ana jonë do të vazhdojmë të monitorojmë. Dua të theksoj se gjithçka duhet të bëhet në inertes të shqiptarëve. I bëj thirrje të gjithëve që gjithçka ta bëjë në interes të shqiptarëve.  Dënoj incidentet që i paraprinë votimit që çuan vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Duhet të investigohen dhe hetohen si duhet,”-tha Guliyev.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: RAPORTI PARAPRAK/ OSBE dhe Këshilli i Evropës: Po rivendoset besimi te zgjedhjet! Vrasja në Elbasan, ngjarja më e rëndë, të zbardhet! Akuzat për shit-blerje, kemi dyshime, po hetojmë

(k.m/dosja.al)

Shto Koment