Horrori në Tapizë/ Nëna fut foshnjen e porsalindur në qese dhe e hedh në lumë, familjarët: Nuk e dinim se ishte shtatzënë (DINAMIKA)
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno 18 Mars, 14:51 Kundër aktit normat...
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, operacionet janë kryer në kushte të sigurta 18 Mars, ...
Pamje nga aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, makinat e dala jashtë kontrollit janë përplasur me njëra-tjetrë...
Sa kushton kjo varësja e floririt? Dy vëllezër që të dy të përfshirë në çështje droge në kryeqytet kishin piketuar një argjendari në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe pas planeve, njëri prej tyre hyri si klient i interesuar. Sipas dosjes që gazeta Si disponon dhe që i është vënë në dispozicion nga policia qendrore, njëri prej tyre hyri në dyqan 3 ditë përpara se të kryente sulmin dhe pasi ka këqyrur varëset e floririt e ka pyetur pronaren se kur do sillte furnizim të ri. Më pas, i riu është kthyer dhe pasi i ka ngulur sytë varëses më të trashë, është lutur që t’i hiqet bustit dhe t’i bëjë një fotografi pasi donte ta bënte dhuratë dhe paraprakisht do t’i bënte një fotografi. I veshur bukur dhe aspak i dyshimtë për shitësen, i riu ka sugjeruar që së bashku me këtë varëse të trashë t’i sillej edhe një tjetër po ashtu e bukur dhe e vlefshme. Shitësja sipas rrëfimit të mëvonshëm në polici i peshoi të dyja që shkonin njëra 70 gramë dhe tjetra 40 gramë dhe ia ka lënë në dorë klientit.
“Ai i mori të dyja varëset vlera e të cilave shkonte 800 mijë lekë të reja dhe ia mbathi me vrap. Ky person ishte 1.78cm, me flokë të zeza dhe me baluke përpara”, e përshkroi në polici 47-vjeçarja.
Por ndërsa ajo ka dalë nga banaku dhe i është vënë pas, të njëjtën gjë rrëfejnë të kenë bërë edhe shitësit e dyqaneve në këtë zonë që tregojnë njëri pas tjetrit se si kur Z. S bërtiste o çuni o çuni ata u alarmuan dhe ju vunë pas. Shtetasi I. H deklaron se ju qep këmba-këmbës grabitësit, por pa rezultat. “Ai u drejtua për nga ana e Lanës e ndoqa me vrap deri pranë gjykatës së shkallës së parë. Ai iku me makinën me targa aa78..’ rrëfen dëshmitari I. H që me këtë detaj i ka dhënë një provë shumë të çmuar policisë.
Nga veprimet e mëpasshme policia deklaron për gazetën Si se zbuloi që mjeti ishte marrë me hua përdorje nga dy të rinj, që të dy vëllezër me njëri-tjetrin dhe veçanërisht njëri prej tyre rezulton të jetë I implikuar edhe më herët në histori droge. Një zyrtar policie tregoi për gazetën Si se janë pyetur familjarët e të dyshuarve, të cilët kanë ngritur supet. Por nuk ka vepruar kështu e fejuara e nje prej dy shtetasve te dyshuar . Ajo tregoi se ditën e ngjarjes kishte dalë nga banesa, pasi kishte bërë një xhiro me të fejuarin dhe kunatin, ata e kishin lënë pranë një dyqani në afërsi të vendngjarjes. “Më thanë të ikja në shtëpi, por unë hyra në një dyqan celularësh pasi e kam të dëmtuar xhamin, pyeta sa vlente çmimi dhe më thanë 25 mijë lekë të reja”. Sipas të resë në orët në vazhdim e reja është telefonuar nga i fejuari që i ka kërkuar të hynte në internet dhe të shikonte sa kushtonte një gramë flori. “Kërkova në google dhe i shkrova se një gramë kushton 3100 lekë të reja, në darkë i fejuari erdhi në shtëpi dhe më dhuroi 18 mijë lekë të reja”, shpjegon më tej vajza. Por ajo që ka treguar e reja për policinë ka hedhur dritë mbi profilin e të riut dhe të vëllait që pasi morën makinën me qira u zbuluan nga dëshmitari okular, i cili ju dha targat e sakta agjentëve të krimeve, që kanë gërmuar dhe kanë zbuluar agjencinë ku ata e kishin marrë me qira.
“I fejuari im është përdorues i kokainës prej dy vitesh. Ai ka shumë borxhe”, citojnë burimet e gazetës Si të ketë thënë e reja, e cila ka radhitur edhe emrat e borxhlinjve, të cileve grabitësi u detyrohet 1 milionë lekë.
Policia thotë për gazetën Si se dy vëllezërit, njeri prej tyre i dënuar për çështje droge, bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të rrëmbyer dy varëset e shtrenjta. Gjatë aksionit për kapjen e tyre është sekuestruar edhe automjeti, disa bizhuteri të tjera të dyshuara si të vjedhura një shumë prej 5 milionë lekë që dyshohet se janë përfituar nga shitja e floririt dhe 53 gramë kokainë.
Marrë nga Gazeta “Si”
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- 839 viktima, 18 mijë e 962 të infektuar aktivë dhe 19 mijë e 912 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit....
Sa kushton kjo varësja e floririt? Dy vëllezër që të dy të përfshirë në çështje droge në kryeqytet kishin piketuar një argjendari në rrugën “Muhamet Gjol...
SARANDË– Dhjetëra ora dhe sende me vlerë janë grabitur në një biznes në qytetin e Sarandës. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar.Grab...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sërish thyen rregullat. Kryemadhi ëshë fotografuar në rrugë pa maskë duke mbajtur në dorë peta të gatshme byre...
TIRANË– 666 qytetarë u konstatuan pa vendosur maskat mbrojtëse dhe u ndëshkuan me nga 3 mijë lekë. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, gjatë kont...
KUKËS– Një grua nga qyteti i Kukësit është arrestuar nga policia pasi ka braktisur vajzën e saj 17 vjeçare në Kosovë.Shtetasja 50 vjeçare me ...
TIRANË– OFL kërkon nga dy shtetas në Kurbin dhe Fier që të deklarojnë pasuritë e tyre.Bëhet fjalë për shtetasit Shpendi Lilaj, Bashkim Hasani të dënuar për...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka mbyllur hetimin për Valdrin Pjetrin. Ish-kryebashkiaku i Shkodrës nuk do të gjykohet dhe as do të hetohet për akuzën e “Falsif...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Njësinë 5 të Unazës e Madhe në Tiranë.Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se një makinë ka goditur një ...
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur gjyqi ndaj Abaz Dokut, 65 vjeçarit që përdhunoi 15 vjeçaren në Babrru muaj më parë.Procesi gjyqësor ka nisur g...