Dikur

Si u manifestua dështimi i atentatit ndaj Ahmet Zogut, më shumë se 10 mijë njerëz dalin në shesh, Mbretëresha dhe princeshat i përshëndetën nga ballkoni

Një manifestim madhështor për shpëtimin nga jeta të Mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës
Featured image of article: Si u manifestua dështimi i atentatit ndaj Ahmet Zogut, më shumë se 10 mijë njerëz dalin në shesh, Mbretëresha dhe princeshat i përshëndetën nga ballkoni Ahmet Zogu
Përditësuar:

FRANCË- “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të enjten e 26 shkurtit 1931, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me një manifestim madhështor për shpëtimin nga jeta të Mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëri

Manifestim mbretëror

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Për të festuar dështimin e atentatit ndaj mbretit të Shqipërisë, dje, në orën 4 të pasdites, u zhvillua një manifestim mbresëlënës që mblodhi më shumë se dhjetë mijë njerëz dhe u zhvillua në rend të përsosur përpara pallatit mbretëror. Nëna mbretëreshë dhe princeshat u shfaqën në ballkon, të përshëndetura me një gëzim të madh nga turma.

Marrë nga Darsiani 

Shto Koment