Aktualitet

Si u lidh me krimin 23-vjeçari? Babai punonjës në Policinë e Elbasanit, motra në Gjykatë, historia e Rigers Runajt, telefonata që e nxorri në pritë, nuk u kthye më kurrë në shtëpi

Rigers Runaj doli për të takuar personin që e telefonoi dhe më pas u gjet i vrarë në mes të rrugës me thikë, ndërkohë që ende nuk ka asnjë detaje ose dyshim lidhur me autorët e ngjarjes. 
Featured image of article: Si u lidh me krimin 23-vjeçari? Babai punonjës në Policinë e Elbasanit, motra në Gjykatë, historia e Rigers Runajt, telefonata që e nxorri në pritë, nuk u kthye më kurrë në shtëpi Rigers Runaj

ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 23-vjeçarit Rigers Runaj, i cili u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave në rrugën “Emin Matraxhiu”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ishtë një telefonatë në orët e vona të mbrëmjes ajo që e nxorri të riun nga shtëpia për të mos u kthyer më kurrë.

Ai doli për të takuar personin që e telefonoi dhe më pas u gjet i vrarë në mes të rrugës me thikë, ndërkohë që ende nuk ka asnjë detaje ose dyshim lidhur me autorët e ngjarjes. Mësohet se 23-vjeçari vinte nga një familje pa lidhje me botën e krimit, kjo pasi i ati ka punuar si shofer në Policinë e Elbasanit, ndërsa e motra punon në Gjykatën e Rrethit. 

Nuk dihet se cila ka qënë arsyeja e eliminimit të tij, ndërsa i riu njihet si miku i ngushtë i Emiliano Ramazanit, gjithashtu i ekzekutuar më 20 korrik. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë dje, u vra po ashtu me thikë, 40-vjeçari Florian Lamçe, për të cilin janë prangosur Sokol Sanxhaktari (dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini) dhe Adriano Hajdari.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment