Kuriozitete

Si u krijuan “short-cuts” në kompjetuer? Nga u frymëzua eksperti i IT-së

Me sa duket Tesler u frymëzua nga metoda e vjetër me të cilën njerëzit fjalë për fjalë prisnin një copë letër me tekst të shtypur dhe e ngjisnin aty ku duhej. Këto komanda u bënë pjesë e softuerit të Apple në vitin.
Featured image of article: Si u krijuan “short-cuts” në kompjetuer? Nga u frymëzua eksperti i IT-së Foto ilustruese

SAN FRANCISCO – Eksperti i IT-së, i cili krijoi opsionet “End”, “kopjo” dhe “ngjit” në kompjuterët tanë – Larry Tesler, vdiq në 17 shkurt në moshën 75-vjeçare. Por si u frymëzua që t’i krijonte?

Me sa duket Tesler u frymëzua nga metoda e vjetër me të cilën njerëzit fjalë për fjalë prisnin një copë letër me tekst të shtypur dhe e ngjisnin aty ku duhej. Këto komanda u bënë pjesë e softuerit të Apple në vitin.

Shkurtimet u përdorën për të transmetuar komandat në softuer, por ato i bënin kompjuterët të komplikuar dhe të vështirë për tu operuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tesler lindi në Bronx, New York, në vitin 1945. Ai studioi shkenca kompjuterike në Universitetin Stanford në Kaliforni. Gjatë karrierës së tij, ai është përqendruar në zhvillimin e programeve në lidhje me ndërveprimin njerëzor me modelin e ndërfaqes kompjuterike. Ai ka punuar për “Amazon”, “Apple”, “Yahoo” dhe “Xerox”.

(k.m.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment