LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Si u dënua në 1985, 16-vjeçarit për tentativë arratisje dhe burgosja në Qafë Bari

23 Prill 2019, 12:26 Nga DOSJA
Si u dënua në 1985, 16-vjeçarit për tentativë

Nga Kastriot Dervishi/ Gjergj Tomor Hani është i datëlindjes 13.5.1969. Në vitin 1985 krejt i vetëm, pikërisht në kohën kur kishte disa muaj që kish ngordhur dëmsjellësi më i madh i Shqipërisë, ai orvatet të largohet nga Shqipëria nëpërmjet liqenit të Ohrit afër fshatit Lin. Nisur nga mjedisi familjar antikomunist, fillon të urrejë regjimin qysh në moshë të vogël. Me një forcë të hatashme për moshën, merr vendimin të arratiset, duke mos i thënë askujt. Largohet fillimisht me tren në Fier, e prej këndej në Pogradec. Me autobus shkon në Lin, e prej këtej, nisur nga hartat e përgjithshme sheh vendin prej nga do arratisej me not. Ishte data 27.5.1985, ora 23.30, koha kur Gjergji nist për arratisje në liqen. I vetmi problem ishte prozhektori i madh që bënte dritë. I pikasur nga ky ndriçim, vetëm fare pak metra larg kufirit, rojet kufitare qëllojnë me kallashnikov. Për të mos u vrarë, Gjergji del në breg ku edhe ndalohet nga kufitarët.

Gjykimi u bë në sallën e gjykatës, por me kolektivin e shkollës “Naim Frashëri”, nxënës dhe mësues. Për këtë arsye, u konsiderua si gjykim para kolektivit. Të gjithë kishin ardhur për të parë “armikun”. Në vendimin e gjykatës gjejmë edhe këto fjalë:

“…ai me veprimin e tij armiqësor, i kundërvihet tërë qëndrimit të rinisë sonë të pastër revolucionare, e cila në këto momente është mobilizuar më tepër se kurrë ta kthejë dhimbjen në forcë, punë e vigjilencë”.

Me vendimin nr.77, datë 1.7.1985, Gjykata e Rrethit Durrës, e përbërë nga Spartak Braho, dy ndihmësgjyqtarë, duke pasur pranë prokurorin Sotir Vasi, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 5 vjet heqje të lirisë në bazë të neneve 47/gj (arratisja), 11 (përgatitja ose tentativa), 21 (vitet e dënimit), 30/dh (rrethanë lehtësuese). Asnjë vit nuk i uli gjyqtari.

Sipas nenit 21 të Kodit Penal të vitit 1977, “të miturit dënimin me heqje të lirisë e vuajnë në vende të veçanta”. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur. Nuk konsiderohet i mitur (kodi e kish qartë përcaktimit për moshat deri 18 vjet dhe pas kësaj moshe) dhe dërgohet në repartin nr.311 Qafë Bari te “trimat” e Edmond Cajës. Dënimin nuk mundi ta mbarojë sepse u lirua me dekretin me rastin e 40 vjetorit të shpalljes së republikës komuniste. U lirua më 27.1.1986.

Vitin pasues nga lirimi, Gjergj Hani do arrestohej përsëri. Ai tashmë ishte pjesë e “armiqve të pushtetit popullor” dhe nuk mund ta hidhte pa një dënim të dytë.

U arrestua më 24.7.1987. Me vendimin nr.16.11.1987, Gjykata e Rrethit Durrës, i bashkoi çështjen me një tjetër krejt pa lidhje, e deklaroi fajtor në bazë të neneve 47/gj, 11.3, 21/2, 31/atë Kodit Penal për tentativë arratisjeje dhe e dënoi me 11 vjet burgim. Gjergji pranoi agjitacionin në gjykatë, por jo arratisjen sepse ajo ishte e sajuar. Sërish dënimi në kampin e tmerrshëm të Qafë Barit. U lirua me dekretin nr.7460, datë 31.1.1991 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Marrë nga 55news.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur denimet e komunizmit gjergj tomor hani kastriot dervishi qafe bari denimet e komunizmit gjergj tomor hani kastriot dervishi qafe bari

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni