Aktualitet

Si Shullazi dhe Balili, Artan Hoxha tregon pse Tahiri përfundon në burg: Amerikanët janë në fund të sallës

Sipas gazetarit  çdo proçes gjyqësor ku kanë marrë pjesë anëtarët e delegacionit amerikan ka përfunduar me dënim.
Featured image of article: Si Shullazi dhe Balili, Artan Hoxha tregon pse Tahiri përfundon në burg: Amerikanët janë në fund të sallës Saimir Tahiri, Shullazi, Balili dhe Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se delegacioni amerikan do të bëjë që ish-ministri Saimir Tahiri të përfundojë në burg.

I ftuar në emisionin “Repolitix”, Hoxha u shreh se çdo proçes gjyqësor ku delegacioni amerikan ka qenë prezent ka përfunduar me dënim.

Pro çesin gjyqësor të Tahirit, ai e krahasoi me atë të Shullazit dhe Balilit, të cilët u dënuan me burg.

“Ambasada amerikane ka monitoruar gjithë procesin. Unë kam qenë prezent dhe në sallë në rreshtin e fundit ishte ulur delegacioni amerikan. Ata kanë ndjekur pro çesin me imtësi dhe ky gjyq përfundon me dënim.

Siç e kemi parë edhe në pro çeset e tjera gjyqësore, si ai i Balilit apo Shullazit, gjyqet që ka ndjekur delegacioni amerikan përfudnojnë me dënim. Ata shohin delegacionin dhe i bijnë  çekanit, direkt në burg,”- u shpreh Hoxha.

Një ditë më parë ish-ministri Saimir Tahiri u përball me një seancë gjyqësore maratonë prej 7 orësh. Vendimi është shtyrë për në datën 19 shtator.

Nga ana tjetër, Prokuroria kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela.

Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat: ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment