KRYESORET
Aktualitet

Si Serbia po spastron shqiptarët e Medvegjës, Shqipëria e Kosova heshtin

10 Janar 2022, 12:25 Nga DOSJA
Si Serbia po spastron shqiptarët e Medvegjës, Shqipëria e Kosova

TIRANË– Serbia po spastron shqiptarët e Medvegjës, ndërsa shteti ynë hesht! Në emisionin e parë të “Balkan Projekt”, Ilnsia Agolli ka trajtuar temën që po vret prej vitesh shqiptarët e Medgjevës. Edhe pse koha ka kaluar e vitet po ashtu, duket sikur shqiptarët e kësaj zone nuk po gjejnë qetësi, por po shfarosen. Serbët kanë mbetur të njëjtët, e vetmja gjë që kanë ndryshuar për spastrimin, është metoda e tyre. Këtë herë po përdorin ligjin e quajtur “Pasivizimi i adresave”, ndryshe nga armët që përdoreshin më herët. Tashmë pas deportimit të tyre, mendohet se synohet edhe sekuestrimi i tokave, por asnjë nga qeveritë, as ajo shqiptare apo ajo e Republikës së Kosovës, nuk ka reaguar.

Me pasivizimin e adresave të shumë banorëve të komunave jugore të Serbisë, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Beogradi zyrtar po bën shkelje të të drejtave të njeriut. Pasi një person, të cilit i është pasivizuar adresa, paraqitet që të marrë dokumente të reja, autoritetet i thonë se nuk mund të aplikojë për dokumente të reja, pasi nuk ka vendqëndrim. Dhe pavarësisht se mund të dorëzosh ankesa në instanca të ndryshme, përfshirë edhe në Gjykatën Administrative dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, nuk gjen zgjidhje. Burokracia të ‘tërheq’ zvarrë deri në momentin që e gjen veten pa identitet.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi është shprehur më herët për mediat se  po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që të ndalet pasivizimi i adresave. Ai shtoi se sipas të dhënave zyrtare, në vendbanimet shqiptare në Komunën e Medvegjës, në tri vjetët e fundit janë pasivizuar rreth 1.800 adresa, në Bujanoc 600, ndërkaq për Komunën e Preshevës nuk ka të dhëna zyrtare. Megjithatë, sipas vlerësimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Mustafi thotë se janë mbi 3.000 adresa që janë pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2.000 në Preshevë e Bujanoc. Përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi, kanë shprehur shqetësimin që shqiptarët që janë larguar nga Lugina e Preshevës drejt Kosovës që nga viti 1999, nuk e kanë të rregulluar statusin civil as në Kosovë.

“Këto vendime janë anti-kushtetuese dhe anti-civilizuese. Ne e kemi konsideruar se ky proces është sa masovik po aq edhe selektiv ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe më së miri e dëshmon gjendja në Komunën e Medvegjës”, tha Mustafi.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës shprehen se nuk e dinë arsyen e kërkesave për të pasur shtetësinë e Kosovës, pasi sipas tyre të gjitha ata që i plotësojnë kriteret sipas Ligjit për shtetësi, përfitojnë shtetësinë e Kosovës. Kërkesa për fitimin e shtetësisë së Kosovës me natyralizim parashtrohet nga personi i huaj i moshës madhore personalisht në Zyrën e gjendjes civile sipas vendbanimit të parashtruesit të kërkesës në Republikën e Kosovës. Kërkesës duhet bashkangjitur dëshmitë si: certifikata e lindjes dhe martesës për personat e martuar, dëshmi e lejes së përhershme të qëndrimit për pesë vjet, dëshmia që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare, e dokumente të tjera, që këta njerëz mund të mos i kenë.

Ndërsa Në Shqipëri, nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bënte me dije në shtator të vitit 2020 se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë. Shqiptarët e Medvegjës, siç theksonte edhe Ministri në Detyrë Cakaj, sot, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen e tyre me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare. Por asnjë zgjidhje s’u dha. Gjithçka mbeti në një status.

Ç’po bën kryeministri Edi Rama?

Fokusi i tij ka qenë “Open Balkan”, por në momentin që ulet të darkojë tek ‘Fish City’ me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, duhet ta pyesë se përse po spastrohen etnikisht në mes të Europës, në vitin 2022, shqiptarët e Medvegjës me anë të këtij ligji. Takimi i radhës për ‘Open Balkan’ të jetë në Medvegjë, e të kthehet në prioritet për qeverinë shqiptare që duket se është më e zënë me ‘hallet’ e demokratëve e me faktin se kush do të jetë në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha apo Sali Berisha.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar

Pastrimi i parave, Çela: S'po bëhet mjaftueshëm, shqetësuese pasi po burojnë nga...

Harta e re gjyqësore/ Manja: Propozojmë një gjykatë të Apelit, s'ka ndryshime në ligj për Vettingun

Kryeministri mbaron fjalimin, qytetari 'zbrazet': Rama ik!

Integrimi në BE, McAllister: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, pa opozitë të fortë s'ka ecuri

'Do bashkëpunoni me Berishën?' McAllister i bën bisht pyetjes: Nuk është vendi për komente

“Ndahemi nga RMV”, McAllister-Ramës: Planet B e C mirë do të ishte të mos thuhen publikisht

Arrestimi i 2 ish-ministrave dhe deputetit të PS, McAllister: Inkurajoj autoritetet shqiptare

'1.500 vende të lira pune'/ Rama: S'ka profesionistë, mos të kërkojnë punë shteti

Finalja/ Masa edhe në shëndetësi, dyfishohen ekipet mjekësore, urgjenca në shërbim

Shkatërrimi i dosjeve në Kadastrën e Durrësit, Manja: SPAK ka nisur hetimet, kaq mund të them

'Kush është zyrtari i lartë, Lame?' Manja: Nuk i druhem asnjë presioni, dosja është e nxehtë

Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me detyrën, 0 shance që të zhduken provat

Manja: Kallëzim në SPAK për Drejtoreshën e Agjensisë së Trajtimit të Pronave

Kupa e Conference League bën bashkë Veliajn e Dukën, dyshja shtrëngojnë duart në shesh

Vota e diasporës, Alibeaj: Vota vidhet brenda Shqipërisë, jo më jashtë

Vota e Diasporës, Gjiknuri: Jemi gati edhe për Reformën, të krijojmë një regjistër

Votat e Diasporës, Kryemadhi: Jemi avokatë të shqiptarëve jashtë Shqipërisë

Votat e Diasporës, Kim: Zgjedhjet e 25 prillit, jo perfekte, erdhi koha të veprojmë

SHBA si 'as' nën mëngë/ Berisha-Ballës: Ti mendon se u bëre amerikan? Mos fol...

Grabitja e Rinasit, avokati: Talo Çela s’mori pjesë, kishte gjurin e dëmtuar, s'kam kontakte

Balla-Kosovës: Eja në Ballkanin e Hapur, mos bini pre e keqinformimeve