LIVE UPDATES
Editorial

Si Putini e ngriti Perandorinë e tij Laramane të tiranëve, dhe shteteve të dështuara

23 Prill 2019, 11:47 Nga DOSJA
Si Putini e ngriti Perandorinë e tij Laramane të tiranëve, dhe

Edhe në kohërat më të këqija, Rusia kishte qenë një mike e besueshme e Sudanit të Omar Al-Bashirit. Moska vazhdoi t’i shiste armë, gjatë mizorive që regjimi i tij kreu në rajonin e Darfurit gjatë viteve 2003- 2007. Dhe kur Gjykata Ndërkombëtare Penale, e paditi Al-Bashirin në vitin 2009 për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si dhe lëshoi një urdhër arresti për të, Rusia ndërhyri.

Në vend se të arrestonte Al-Bashir kur udhëheqësi sudanez shkoi në Soçi në vitin 2017, presidenti rus Vladimir Putin e priti atë në rezidencën e tij zyrtare, dhe e publikoi takimin në televizionin shtetëror. Siç doli më vonë, miqësia e qëndrueshme e Rusisë, ishte gati të korrte frytet e veta.

Presidenti i jashtëligjshëm, kishte shkuar me një ofertë:Sudani, i tha ai Putinit, mund të jetë posta e Rusisë në Afrikë. Ajo që ai donte në këmbim, ishte “mbrojtja nga veprimet agresive amerikane” në rajon. Provat tregojnë se Putini ia garantoi këtë. Bisedimet mes 2 liderëve, i hapën portat një vërshimi masiv të kompanive ruse në Sudan, nga konsulencat politike, tek minierat dhe ndihmat ushtarake, sipas dokumenteve që zotërohen nga “Time”.

Ndërsa gjeologët ruse, nisën kërkimet për ar pranë brigjeve të lumit Nil vitin e kaluar, forcat e armatosura ruse hartuan plane për përdorimin e porteve dhe bazave ajrore të Sudanit, si baza të saja ushtarake. Dhe Sudani, është vetëm fillimi. Gjatë viteve të fundit, Kremlini ka eksploruar sërish botën në kërkim të ndikimit.

Në të gjithë Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine, “Time” ka gjetur gjurmë të përpjekjeve të Kremlinit, gjatë muajve të fundit përmes intervistave me zyrtarë lokalë, operativë rusë dhe lojtarë të tjerë, si dhe përmes verifikimit të dokumenteve të siguruara nga “Qendra e Dosjes”, një njësi private hetimore e financuar nga Mikhail Khodorvski, një biznesmen dhe kritik rus, i dënuar para disa viteve me burg nga Putini.

Fushata ruse, shtrihet nga zona të mëdha konfliktuale si Venezuela, Libia dhe Siria, në skajet më të panjohura të Afrikës. Ajo që spikat është një vullnet i ri i Rusisë, madje një dëshirë e zjarrtë e saj, që të përfshihet në luftëra, dhe të kultivojë kudo regjime, të cilat Moska i sheh si një shans për të pohuar veten në skenën globale.

Por ndryshe nga Lufta e Ftohtë, kur Lindja komuniste konkurroi me Perëndimin kapitalist si e barabartë, gara e re po zhvillohet në një botë të ndryshuar. Amerika e Trump, nuk ka më interes për punët e jashtme, idealet demokratike apo edhe aleancat. Dhe Kina, me një ekonomi 8 herë më të madhe se Rusia, e ka zëvendësuar atë si alternativa kryesore ndaj Perëndimit.

Megjithatë, Putin ka arritur ta ngrejë Rusinë në një pikëpamje globale, shumë më të madhe se sa pesha e saj, përmes një kombinimi të oportunizmit, luftës dhe kauzës së përbashkët me despotët izoluar, të cilëve Moska u ofron armë, mbrojtje dhe respekt.

Kjo u bë e qartë më 23 mars, kur 2 avionë me trupa ruse dhe pajisje ushtarake zbarkuan në Venezuelë, për të mbështetur diktatorin Nikolas Maduro. Misioni ishte menduar si një sfidë ndaj SHBA-së, e cila njeh legjitimitetin e rivalit të Maduros, Huan Guaido. Në Siri, Rusia shpëtoi diktaturën e Bashar Al-Asadit, me një fushatë ushtarake që i detyroi Shtetet e Bashkuara të braktisnin shpresat për ta larguar atë, duke rritur ndikimin e mikut të tij të vetëm të Asadit në botë, Iranit.

Dhe në luftën komplekse për kontrollin e Libisë, fraksione të ndryshme kanë kërkuar mbështetjen e Kremlinit, shpesh në këmbim të qasjes në fushat e naftës dhe burimeve të tjera,që i dëshiron edhe SHBA-ja. Lëvizjet e Moskës, kanë kapur gafil shumë zyrtarë perëndimorë. Vetëm vitin e kaluar, Rusia furnizoi me armë të paktën 23 vende.

Ajo fitoi të drejtën për të ngritur baza në Detin e Kuq, dhe kanalin e Suezit. Ajo ka arritur marrëveshje të mëdha energjetike gjatë 3 viteve të fundit me Turqinë, Indinë dhe Kurdistanin e Irakut. Rusia madje i solli talebanët në Moskë vjeshtën e kaluar, për të ndërmjetësuar paqen në Afganistan.

Asnjë nga këto sipërmarrje, nuk ka fituar aq shumë vëmendje, sa përpjekjet ruse për të ndikuar zgjedhjet në SHBA dhe Evropë gjatë viteve të fundit. Por ato burojnë nga i njëjti burim i pakënaqësisë, ndaj poshtërimit që pësoi Rusia me humbjen e Luftës së Ftohtë.

Dhe ato ushqejnë një narrativë të re të rilindjes kombëtare:Rusia është në qendër të vëmendjes kudo që ajo dëshiron, me një udhëheqës që duket se nuk ka frikë të luajë, dhe të improvizojë në përpjekjen e tij për të zbehur ndikimin e Perëndimit mbi çështjet globale.

Ajo që e ka ndihmuar këtë, është politika e “Amerika e Para” e Trumpit, thotë Anders Fog Rasmusen, ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “Kur SHBA-ja kufizohet dhe nis të tërhiqet, ajo do të lërë pas një boshllëk që do të mbushet nga të ligjtë. Dhe kjo është ajo që po shohim tani”- tha ai për Time.

Edhe SHBA përpiqet të ruajë ndikimin e saj në Afrikë, por në një mënyrë tjetër. Ajo jep më shumë se 8 miliardë dollarë ndihma për Afrikën çdo vit, shumica e saj në luftën kundër AIDS dhe sëmundjeve të tjera. Ndërkohë Kina po planifikon të shpenzojë 60 miliardë dollarë, gjatë 3 viteve të ardhshme për infrastrukturën në të gjithë kontinentin.
Por Rusia ka ndërtuar marrëdhënie në Afrikë, pa ndërtuar ndonjë gjë të madhe – pra pa autostrada, ura, spitale apo universitete të mëdha. Në vend të kësaj, Kremlini është përqendruar në joshjen e elitave:kryekomandantëve, gjeneralëve dhe presidentëve të përjetshëm.

Dëshirat e tyre personale, janë më të thjeshta dhe më pak të kushtueshme për t’u kënaqur, sesa nevojat e popullit të tyre apo ekonomive të tyre.

Sot, ndërsa disa në Perëndim, bëjnë ende predikime për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, vlera që mbron Rusia në skenën botërore është sovraniteti –që thotë se çdo regjim ka të drejtën të qeverisë territorin e vet, pa frikën e ndërhyrjev të huaja.

E shfrytëzuar gjatë si një fasadë për shtypjen brutale të kundërshtimeve nga regjimet autokratike si Kina, ky parim nisi të përdorej edhe më shumë, kur Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë. Në fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan e përdori plot10 herë këtë term, ndërsa përqafoi liderët autokratë në Egjipt, Filipine dhe Kinë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial simon shuster vladimir putin simon shuster vladimir putin

Sondazh

Poll
Editorial 21 Prill 2019, 15:41

Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

TIRANË- Diplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër dhe përtej limiteve me opozitën shqiptare. Që prej dy muajsh, pas protestës së shkurtit...

Editorial 21 Prill 2019, 15:25

Për nevojat e partisë

TIRANË- Kur jeta nuk ta jep mundësinë të kesh qenë bashkëkohës i ngjarjeve të “epokës leniniste”, nuk të mbetet veçse të lexosh bashkëkohësit e atyr...

Editorial 17 Prill 2019, 07:11

Ne e dogjëm vetë katedralen tonë

Heshtja kaploi mbrëmë miliona njerëz, ndërsa ndiqnin live djegien e katedrales së Notre Dame të Parisit. Rrallëherë fatkeqësia e një godine mund të prekë aq the...

Editorial 12 Prill 2019, 16:40

Arta Marku dhe fuqia për të dhunuar gazetarët

Shikojini mirë pamjet! Prokurorja e Përgjithshme e paraprirë nga truproja që kujdeset t’i hapë rrugën. Kryeprokurorja kërcënohet nga bllokimi i rrugës prej gaze...

Editorial 12 Prill 2019, 15:12

Bilanci i hidhur!

Ritmi me të cilën Lëvizja Socialiste për Integrim, plotësoi deputetët e saj në Parlament dhe vazhdimi i plotësimit të vendeve të Partisë Demokratike, janë një s...

Editorial 11 Prill 2019, 16:56

Gënjeshtrat e bardha të Edi Ramës

TIRANË- Të gjithë jemi gënjyer dhe gënjejmë çdo ditë. Gënjejmë shefin kur shkojmë në punë me vonesë, gënjejmë partneri xheloz kur nuk i përgjigjemi ...

Editorial 8 Prill 2019, 09:00

“Dasma pa Nuse” e Lulzim Bashës!

Disa ditë pasi shpalli listën e deputetëve të zgjedhjeve të vitit 2017, mes furtunës që u ngrit brenda PD kundër tij, Lulzim Basha filloi një përpjekje të fortë...

Editorial 5 Prill 2019, 14:02

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

Dje, pyetjes së një gazetari të huaj ‘çfarë pret nga opozita’, iu përgjigja pa u menduar gjatë, instiktivisht, por në të njëjtën kohë thellë nga subkoshi...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni