Showbiz

Si po shkon marrëdhënia me Eros Grezdën? Oriola Marashi i vë ‘limit’ të ëmës, Xhoi Jakaj: Nuk më lejohet të flas më tepër…

VIDEO
Xhoi Jakaj u shpreh e lumtur për zgjedhjet që kanë bërë vajzat e saj, një prej të cilave është edhe modelja Oriola Marashi.
Featured image of article: Si po shkon marrëdhënia me Eros Grezdën? Oriola Marashi i vë ‘limit’ të ëmës, Xhoi Jakaj: Nuk më lejohet të flas më tepër… Xhoi Jakaj, Oriola Marashi dhe Eros Grezda

TIRANË– Ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj ka folur për marrëdhënien e bijave të saj. E ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, Jakaj u shpreh e lumtur për zgjedhjet që kanë bërë vajzat e saj, një prej të cilave është edhe modelja Oriola Marashi.

Megjithatë me siklet ka shtuar se të bijat ia kanë ndaluar që ajo të flasë për jetën e tyre.

“Unë jam e lumtur me zgjedhjet e të dy vajzave të mia, por vetëm kaq mund të them. Nuk më lejohet më tepër. Të lutem vetëm kaq mund të them, jam shumë e lumtur me zgjedhjet e tyre,”-u shpreh ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Modelja Oriola Marashi është prej kohësh në një marrëdhënie me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda.  

(k.m/dosja.al)

Shto Koment