LIVE UPDATES
Aktualitet

Si po përgjohen rastet e dyshuara? 2576 CD dhe mbi 7 mijë DVD për tu zbardhur nga SPAK, PARANOJA tek zyrtarët: Mos e zgjat n

26 Korrik 2021, 12:49 Nga DOSJA
Si po përgjohen rastet e dyshuara? 2576 CD dhe mbi 7 mijë DVD për

Korriku ishte padyshim një moment show force e SPAK që tregoi se po bëhet gati për të nisur arrestimet, bazuar në prova që prodhohen nga përgjimet që prej pesë muajsh janë zhvendosur nga Prokuroria e Përgjithshme ku u mbajtën provizorisht në zyrat e SPAK. Të dhënat jo zyrtare tregojnë se shumë dosje kryesisht tenderimesh janë hapur.

Ata që përfunduan në pranga zyrtarë e ish zyrtarë deri edhe ish zëvendës ministrja e brendshme Rovena Voda dalin në biseda telefonike më rrallë duke bërë pazare e ballazi duke shfaqur shqetësim për përgjimet. I tillë është shqetësimi në dosjen e ish kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, ku gjatë bisedës telefonike midis Ibrahim Lamit dhe Flamur Peqinit, ky i fundit i thotë; pastroje kanalin bëje xixë se kanë ardhur ata të SPAK. Por dosje të tjera treguan gjatë këtij muaji se shumë shqiptarë janë të përgjuar jo vetëm nga autoritetet përgjegjëse të drejtësisë por edhe anti-mafia italiane.

Historia e ish zv- ministres Voda doli nga një përgjim trafikantësh droge që teksa afatet përgjuese zgjaten prej 2019 ndaj një durrsaku që dyshohet se trafikon drogë në Itali, në rrjetë bien edhe persona të tjerë që për shkaqe të ndryshme komunikojnë me këdo pranë tij. Në këtë mënyrë një i afërm i trafikantit të dyshuar doli në përgjime teksa ndërhyn për të liruar pesë të rinj që posedonin 4 gramë hashash. Ndonëse ky shtetas u kujdes të kryente takime fizike përballë me shoferin e Edmond Karriqit, ish prokuror dhe në burg aktualisht, pikërisht sinjali që dha alarmin nga përgjimi vuri pas tij skuadra vëzhgimi ambientale të cilat vërtetuan takimet në një lokal në Kavajë por edhe konvertimin e valutës në euro. Të njëjtin fat të keq pati edhe Voda, e cila lakohej nga një bisedë grash në telefon, njëra prej të cilave ishte e afërme e të dyshuarit si trafikant. Edhe ajo po tentonte të punësohej dhe krejt lirshëm bisedonte me mikeshën avokate, që nga ana tjetër ishte pika e kontaktit me zyrtaren e lartë në atë kohë (2020) e njëkohësisht edhe me të ëmën të cilës i tregonte çdo lëvizje, dhuratë të blerë apo takim që do të bëhej.

Për autoritetet nuk ishte e vështirë që duke u informuar përmes telefonit të ndiqnin vajzën e re e cila mbasi i tha të ëmës në telefon ‘se zyrtarja dëshironte Samsung dhe po shkonte t’ia blinte”, ata e fotografuan kur hyri në një dyqan dhe mbasi ia doli mbanë të ulte pazarin me 50 euro më pak, nga 600 euro e bleu telefonin për zyrtaren në vlerën e 550 euro.

E njëjta gjë ndodhi edhe për takimin mes Vodës dhe dy të implikuarave të tjera që u ulën në një bar në Durrës dhe pikërisht aty u provua se si tregohet aparati dhe më pas futet në çantën e zyrtares.

Nga një telefonatë ra në grackë edhe doktori Prifti, i cili komunikonte me pacientët pa e ditur se ndërkohë SPAK kishte vënë kufjet në vesh dhe po ndiqte aferat duke gjurmuar gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, e në këtë mënyrë edhe sekretares e cila dyshohet se ndryshoi mekanizmin e shortit që çështja e një trafikanti i cili pretendonte të lirohej, t’i binte me doemos gjyqtares.

Në këtë mënyrë sekretarja dhe lëvizjet e saj u vunë nën përgjim edhe ajo pa dashje fundosi me telefonatat e saj edhe persona që duhet ta ndihmonin të operonte sa më shpejt një të afërm.

“Ka mjaft dosje të natyrës së narkotrafikut që janë përgjime disa vjeçare dhe historia e përgjimeve është sikur të hedhësh një gur në ujë, nga një rreth i vogël rrathët zgjerojnë përmasat” – tregon një zyrtar për Gazetasi.al që duke u kujdesur të ruajë sekretin përshkruan detaje se si bien në rrjetë persona tepër larg fokusit kryesor

“Trafikantët janë njerëz të kujdesshëm, nuk flasin në telefon. Bëjnë veprime të kontrolluara për misionet e tyre, por janë të afërmit e tyre që tregojnë adresa, kontakte, çfarë tha, çfarë bëri, në këtë mënyrë përgjimet e autorizuara dhe që zgjaten me vendim gjykate ekspozojnë veprimet e tij. Por nga ana tjetër, disa prej tyre miq apo fare shumë të ngushtë telefonojnë të tjerë e në këtë formë, rrethi zgjerohet e së bashku me të edhe shkeljet që kryhen “

Por përse nuk veprohet menjëherë? Përse shkelësit nuk arrestohen gjatë kësaj veprimtarie?

“Sepse fokusi i operacionit është një për momentin dhe nuk duhet ekspozuar hetimi. Por të jeni të sigurt që si dosja e trafikantëve ku ngeci Voda dhe Karriqi ka edhe shembuj të tjerë që do t’i dëgjoni së shpejti” – thotë zyrtari i lartë.

Nga një vëzhgim i Gazetasi.al në websit-in e gjykatës së posaçme rezulton se nga janari 2021 deri në korrik 2021 janë dhënë 250 vendime për zgjatje afati përgjimi dhe vleftësim përgjimi, në të cilin sipas burimeve të sigurta të Gazetasi.al përfshihen edhe përgjime nga brenda burgut, të të parabugosurve dhe të burgosurve që komunikojnë me të afërmit, por që siç ka ndodhur edhe në të kaluarën mbasi lënë porositë, epiqendra e përgjimit zhvendoset tek të afërmit që më pas vëzhgohen e ndiqen

Paranoja e një telefonate..

“ Ku je? Mos e zgjat bisedojmë nga afër”, – thotë R. që sapo mbërrin në lokal tregon duke qeshur se nuk ka ndërmend të bisedojë asgjë në telefon. “As shaka nuk bëhet më” – thotë zonja e cila punon në një institucion të rëndësishëm dhe e ka zënë paranoja edhe për pyetjen më të thjeshtë që mund të bëhet mes miqsh.

R. vlerëson se kjo sjellje e re dhe frikë nga telefoni i nisi në muajin prill 2021, kur e thirrën në prokurorinë e posaçme për të dhënë sqarime mbi një tender të rëndësishëm.

“Nuk jam nën hetim dhe as e dyshuar, por dyshoj se përgjojnë çdo gjë” thotë R e bindur që po e përgjojnë dhe ndjekin vetëm sepse ka hedhur një firmë për një tender

“Jo, – këmbëngul zyrtari, -nuk përgjohet kushdo dhe përgjimet nuk zgjasin pambarimisht mbasi ka kosto, vetëm personat me interes për hetimin”

Megjithatë zyrtarisht dihet që prej muajit dhjetor 2019 në funksion të prokurorisë së posaçme SPAK, menjëherë sapo prokuroria antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar u ngrit, në sektorin e Përgjimit të Komunikimeve Elektronike në Prokurorinë e Përgjithshme u vu në dispozicion një ambient i veçuar me qëllimi realizimin e përgjimeve në interes të çështjeve që po ndiqeshin nga kjo prokurori.

Ishin dhjetëra përgjime droge që ju lanë nën kompetencë nga ish prokuroria e krimeve të rënda, ndërkohë që për sytë e publikut ajo që dukej ishte se SPAK ende s’po gjente zyra dhe ende ishte nën formim e sipër. “Por përgjimet vijonin, ishin përgjime hashashi, kokaine dhe ndërhyrjesh të paligjshme që prodhonin mega dosjet e narkotrafikut” – pohon zyrtari për Gazetasi.al.

“Për herë të parë në datë 20 dhjetor 2019 SPAK autorizoi vendosjen në interceptim të disa pajisjeve fundore në kuadër të një procedimi penal të mëparshëm dhe në këtë kuadër gjatë gjithë 2020 në ambientet e prokurorisë së përgjithshme u përdor kjo metodë për 91 dosje vijuese kryesisht dosje të narkotrafikut”, deklarohet jo zyrtarisht

Por ndërkohë në të njëjtën periudhë gjykata e posaçme firmosi 943 leje për përgjime dhe pranoi të interceptohet rreth 1175 subjekte përgjimi, mes tyre autorë të dyshuar apo shtetas që kanë dijeni për vepra penale dhe tek këta të fundit përfshihen edhe të afërmit. Kjo veprimtari solli ndalimin e 171 shtetasve, ndërkohë që rezulton se nga përgjimet u prodhuan 2576 cd dhe 7480 dvd për tu zbardhur

Zyrtarisht bëhet me dije se në fillim të 2021 nga muajt janar mars 2021, prokuroria SPAK ka marrë në dorëzim sistemin e përgjimit duke e zhvendosur atë dhe duke e integruar në sistemin e përgjimit që është transferuar pranë zyrave të njësisë antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar ku dhe është ngritur Qendra e Përgjimeve

Marrë nga Gazeta “Si”

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pergjimet ne spak pergjimet ne spak

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni