LIVE UPDATES
Ekonomi

Si po ndikon pandemia te sektori i pijeve freskuese

19 Shtator 2021, 05:10 Nga DOSJA
Si po ndikon pandemia te sektori i pijeve freskuese

TIRANË– Pandemia e Covid-19 ndikoi negativisht edhe te prodhimi vendas i pijeve freskuese. Për shkak të rënies të konsumit nga karantina e periudhës mars-maj 2020, fabrikat u detyruan të tkurrin prodhimin.

Përveç tendencës së konsumit, ndikoi negativisht edhe rritja e kostove të lëndëve të para në uljen e prodhimit vendas. Humbjet më të mëdha ishin nga shitjet në HoReCa (Hotele-Restorante-Kafene) për shkak të bllokimit të aktivitetit. Ecuria paraqitet e njëjtë edhe për pijet freskuese të importit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, prodhimi i pijeve freskuese në 2020 ra 6% krahasuar me një vit më parë.

Kompanitë më të mëdha të prodhimit të pijeve freskuese në vend pohojnë se për 2021, shitjet janë rikuperuar shpejt. Arsyeja kryesore është hapja e ekonomisë, strukturave të shërbimit, si bareve, lokaleve, hoteleve dhe fluksi i lartë i emigrantëve që erdhën në atdhe për pushime. Pritshmëritë e operatorëve janë pozitive edhe për muajt në vijim, ndërsa të tjerë parashikojnë përkeqësim të shitjeve, nëse do të ketë masa të reja kufizuese me shtimin e numrit të të infektuarve nga shfaqja e varianteve të reja të Covid-19.

Nëse rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 do të sjellë kufizime të reja për ekonominë, më të përgatitur për t’i mbijetuar valës së katërt janë kompanitë prodhuese të markave ndërkombëtare të pijeve freskuese. Për t’u përshtatur me realitetin e ri, këto kompani kanë shtuar investimet për shpërndarjet online.

Ndërsa kompanitë e tjera, që kanë zgjedhur të mbeten te tregtia tradicionale, shohin si shpëtim të aktivitetit fluksin e emigrantëve dhe mosshpopullimin e zonave rurale. Shumica e operatorëve nuk parashikojnë zgjerim të investimeve, pasi pandemia ndryshoi edhe tendencën e konsumit. Konsumatorët janë të orientuar kryesisht drejt lëngjeve të frutave sesa pijeve freskuese me gaz.

Si ndikuan kufizimet e ekonomisë te pijet freskuese

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në vitin 2020 u prodhuan 782,5 mijë hl pije freskuese nga 831,6 mijë hl në 2019. Për vitet 2013-2020, prodhimi më i lartë i pijeve freskuese në Shqipëri ishte në 2019, ndërsa më i ulëti ka qenë në 2015-n.

Presidenti i kompanisë më të madhe të pijeve freskuese, Coca-Cola Bottling Shqipëri, CCBS, Luca Busi, tha për “Monitor” se zbatimi i masave kufizuese dhe rritja e kostos së lëndës së parë nga kriza e Covid-19 ndikuan te rënia e kërkesës me rreth 11% në 2020 në raport me periudhën para pandemisë.

“Viti i emergjencës së pandemisë, 2020, na ka vendosur para një muri shumë të lartë, i cili në mënyrë efektive ka bllokuar dhe kushtëzuar ekonominë botërore. Natyrisht, tendenca e blerjeve, rritja e kostove të lëndëve të para, zbatimi i masave rigoroze dhe kufizuese kanë diktuar në tkurrje të kërkesës dhe rrjedhimisht, edhe në qarkullimin e CCBS, duke regjistruar një shifër -10.8% vitin e kaluar. Një vit më parë, në vitin 2019, ne patëm rritje të vëllimeve me një tendencë rritjeje neto 8% në krahasim me vitin 2018”.

Rënia më e madhe e shitjeve te pijet freskuese Coca-Cola në 2020 ka qenë në sektorin e bareve dhe restoranteve, ndërsa shitjet në supermarkete janë rritur për shkak të konsumit të lartë nga qëndrimi në shtëpi. “Coca-Cola ka qenë gjithmonë një pije me kërkesë të madhe në të gjitha kanalet e shitjes, por padyshim që përdorimet, zakonet dhe konsumi kanë ndryshuar gjatë pandemisë. Në fakt, në vitin 2020, në supermarkete dhe dyqanet tradicionale kemi regjistruar rritje të shitjeve 4,1% në krahasim me vitin 2019, ndërsa sektori HoReCa, më i prekur nga bllokimi dhe masat e kontrollit të Covid-19, shkaktoi rënie të shitjeve 48,3%”, nënvizon CEO i kompanisë, Coca-Cola Bottling Shqipëri, z. Busi.

Pandemia ka ndikuar negativisht te konsumi edhe për “Fresh Company”. Kosta Bezhani, administrator i “Fresh Company”, thotë se arsyet kryesore të rënies së konsumit në 2020 ishin masat kufizuese dhe mosardhja e emigrantëve në Shqipëri. “Vjet zbatimi i masave kufizuese në shumë vende të huaja, ndikoi në rënien e fluksit të emigrantëve. Shumë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë nuk mundën të kthehen në atdhe. Në anën tjetër, popullsia vendase uli konsumin, për shkak të pasigurisë ekonomike që u krijua nga pandemia. Për këto arsye, në 2020, konsumi i pijeve freskuese ra 20% krahasuar me 2019”.

Kompania “Fresh” u themelua në tetor të vitit 1992. Pijet freskuese prodhohen në fabrikën e ngritur në zonën e Dropullit, me një investim mbi 7 mln euro në vitin 2008. Në fabrikë janë 53 të punësuar dhe 10 distributorë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. “Fresh Company” tregton pije freskuese në paketim 0,5 l dhe 1,5 l me logon “Fresh Cola”, “Rico Fresh”, “Turbo”, “Fresh Up”, “Fresh Orange”.

Mbyllja e restoranteve, lokaleve dhe hoteleve në 2020 ndikoi negativisht edhe për kompaninë tjetër të prodhimit të pijeve freskuese STEFANI & CO. Në fabrikën e birrës “Stela” prodhohet edhe pija freskuese e brandit “American Cola” në paketim 0,33 l kanoçe dhe 1,5 l ambalazhim familjar. Fabrika nisi prodhimin e pijes freskuese “American Cola” në vitin 2003. Investimi i bërë për ndërtimin e kësaj linje të re kap shifrën 1.2 milionë euro. “Stefan & Co”, ka përdorur teknologjinë që ka bërë firma ekskluzive “Monarch Cola” me qendër në Atalanta dhe përfaqësi në Paris dhe ndër vite ka zgjeruar prodhimin me artikuj të rinj si “Kuencc”, që është një lloj fante ekzotike si dhe Babell Up, një lloj çaji i ftohtë “Fros Tea”.

Ecuria e konsumit në vitin 2021

Rikuperimi i shitjeve për 2021 ka qenë i shpejtë në sektorin e pijeve freskuese. Arsyeja kryesore ishte hapja e ekonomisë dhe funksionimi i strukturave të shërbimit. Drejtuesit e kompanive prodhuese parashikojnë ecuri pozitive gjatë 2021. Presidenti i kompanisë Coca-Cola Bottling Shqipëria, Luca Busi, pohon rritje të shitjeve deri në fund të 2021, edhe nëse do të ketë një valë të katërt të pandemisë. Sipas tij, ecuria pozitive do të garantohet nga investimet në shërbimin delivery.

“Coca-Cola është një markë e dashur nga konsumatorët, pasi investon vazhdimisht për të siguruar risi në treg nëpërmjet teknologjive të reja, duke pasur gjithmonë ndikim pozitiv në tregje. Sipas parashikimeve të zyrave tona financiare, CCBS duhet të mbyllet këtë vit me +16.4% në krahasim me vitin 2020. Edhe nëse duhet të ketë një valë të re pandemike, Coca-Cola Bottling Shqipëria nuk do ta humbasë takimin me konsumatorët, teksa shpërndarja në vend dhe infrastruktura dixhitale për porositë në internet po përmirësohet vazhdimisht. Fleksibiliteti i modelit tonë na lejon rimodelim të shpejtë dhe efektiv. Këto aspekte nuk na trembin, përkundrazi, na stimulojnë të bëjmë më shumë dhe më mirë. Siç ka ndodhur vitin e kaluar”, pohon z. Busi.

Edhe administratori i “Fresh Company”, z. Kosta Bezhani, thotë se për 2021 ecuria e konsumit është pozitive. “Këtë vit, konsumi i pijeve freskuese është rritur krahasuar me vjet, për shkak të lëvizjes së njerëzve. Aktualisht konsumi është rritur mbi 20% krahasuar me 2020, ndërsa në raport me 2019 është 6% më shumë. Ndikimin më të fortë te rritja e konsumit e kanë dhënë fluksi i lartë i emigrantëve. Shumë prej tyre, vjet nuk mundën të vinin”.

Drejtuesi i kompanisë “Fresh” parashikon ecuri pozitive të konsumit gjatë 2021 nëse nuk do të ketë largime masive të popullsisë. “Tregu i pijeve freskuese në Shqipëri është i vogël, ndërsa investimet e fabrikave prodhuese janë për një treg më të madh konsumatorësh. Aktualisht në Shqipëri janë larguar shumë shtetas dhe kjo ka ndikuar te tkurrja e konsumit. Për këtë arsye nuk parashikojmë të zgjerojmë investimet tona, që janë shumë të mëdha për kushtet aktuale”.

Sipas kompaninë STEFANI & CO, konsumi u rikuperua në 2021, por ende nuk është në nivelet e para pandemisë. “Krahasuar me 2019-n, konsumi është 20% më i ulët. Arsyet e rënies janë ndikuar nga tkurrja e buxhetit që familjet shpenzojnë për produktet ushqimore. Nga ana tjetër, kompanitë e mëdha të tregtimit të pijeve freskuese po përdorin shuma të mëdha për marketingun e produkteve të tyre”, thekson administratori Enzo Panteqi.

Tendenca 

Pandemia shtoi kujdesin e shqiptarëve për të konsumuar produkte të shëndetshme. Për këtë arsye, konsumatorët nuk i preferojnë aq shumë pijet freskuese me gaz, ashtu si vite më parë, kur këto produkte nisën të shiteshin në tregun shqiptar. Administratori i “STEFANI & CO”, z. Panteqi pohon se kjo tendencë e ka detyruar kompaninë të orientohet më tepër drejt prodhimit të birrës.

“Te pijet freskuese, konsumatori preferon më shumë brandet ndërkombëtare siç është Coca-Cola apo Pepsi, që shohin në reklama apo në stacionet e autobusëve. Në anën tjetër, vihet re se është rritur ndërgjegjësimi për moskonsumimin e pijeve freskuese. Pijet me gaz po e humbin rëndësinë e konsumit të lartë që u shënua vite më parë. Edhe në lokale dhe bare, porositen më tepër lëngje frutash, sesa pije freskuese me gaz. Nuk parashikojmë të zgjerojmë investimin për prodhimin e pijeve freskuese, fokusi i kompanisë është shtimi i prodhimit të birrës ‘Stela’”.

Problemet me fiskalizimin

Nga 1 korriku nisi fiskalizimi për transaksionet pa para në dorë mes bizneseve. Për kompaninë më të madhe të prodhimit të pijeve freskuese, Coca – Cola Bottling Shqipëri, kostot e larta të instalimit të zgjidhjeve software dhe mungesa e udhëzimeve teknike konsiderohen problematike për zbatimin e procesit të ri të faturimit.

“Ka ende shumë pasiguri që lidhen me zbatimin efektiv të tij, për shkak të procedurave të paqarta të funksionimit, të cilat zbulojnë mangësi në dispozitat ligjore të reformës dhe në udhëzimet teknike dhe operacionale. Qeveria nuk ka kryer trajnime të përshtatshme, nuk ka dhënë përgjigje të sakta për çështjet kritike të ngritura dhe nuk ka informuar në mënyrën e duhur operatorët. Për më tepër, procesi shoqërohet me kosto të larta fillestare të instalimit dhe mirëmbajtjes, por edhe me personel shtesë, dhe kjo krijon shumë shqetësime për klientët tanë fundorë”, thotë drejtuesi i kompanisë, z. Luca Busi.

Faturimi i ri pritet të rrisë kostot edhe për kompaninë e pijeve freskuese “Fresh”. Administratori i saj, Kosta Bezhani, thotë se pavarësisht rritjes së kostos janë të detyruar të përshtaten me procesin e ri. Në fazën e dytë të fiskalizimit parashikohej që të përfshiheshin 34 mijë subjekte. Në total parashikohen të fiskalizohen 120,000 biznese.

Rriten importet e pijeve freskuese 

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në 2020, importi i pijeve freskuese ra rreth 9%. Për periudhën janar-korrik 2021, importi u rrit 25% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-s. Rikuperimi ka qenë tepër i shpejtë, pasi importet e janar-korrikut janë rreth 17% më të larta se periudha para pandemisë.

Në Shqipëri, pjesën më të madhe të konsumit e zënë pijet freskuese vendase. Në 2020, pijet freskuese të importuara zinin 47% të konsumit. Edhe në vitin 2019, konsumi i pijeve freskuese të importit ishte në të njëjtat shifra. Drejtuesit e “Agna Group” thanë se kompania zë 25% të tregut të pijeve freskuese të importit.

“Agna Group” bën në Shqipëri vetëm ambalazhimin e markave, si: Pepsi, 7 Up, Ivi, Lipton. Drejtuesit e kompanisë theksuan se për 2021, konsumi është rritur 25% krahasuar me vjet, për shkak të shtimit të shitjeve në bare, restorante dhe hotele. “Ndërsa kërkesa e familjarëve është e njëjta si në pandemi. Kjo tendencë ka ardhur, pasi duke qenë se ekonomia është hapur, konsumi i pijeve freskuese nga familjarët është më i lartë në bare, restorante se në shtëpi”, nënvizuan nga kompania Agna Group.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi pandemia e covid ne shqiperi pijet freskuese pandemia e covid ne shqiperi pijet freskuese

Sondazh

Poll
Ekonomi 17 Shtator 2021, 05:45

Shqiptarët mbajnë 4.9 miliardë euro në banka

Depozitat në euro në sektorin bankar shqiptar arritën në 4.9 miliardë euro në fund të muajit korrik.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat në mo...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni