Editorial

Kapja e shtetit/ Si nisi Projekti i Ri dhe pse u kthye ligji për Teatrin?

Një Projekt i ri për Teatrin i përgatitur në më pak se një javë dhe i miratuar në kohën kur Shqipëria ishte e përfshirë nga protestat e vazhdueshme, akoma nuk po përfundon pasi aktorët, qytetarët dhe aktivistët nuk po e lejojnë shembjen e Tetarit të vjetër Kombëtar, në këmbëim të një të riu.
Featured image of article: Kapja e shtetit/ Si nisi Projekti i Ri dhe pse u kthye ligji për Teatrin? Teatri Kombëtar

TIRANË- Sipas një raporti të qeverisë Rama, planet për prishjen e Teatrit Kombëtar u krijuan pas propozimit të papritur të koncesionit të dërguar nga një kompani private “Fusha shpk.”

Kjo kompani e cila kishte në pronësi edhe një tokë tjetër ngjitur me Teatrin ka ofruar ndërtimin e një Teatri të ri, pranë ndërtesave të qendrave tregtare, pronë e Bashkisë së Tiranës dhe disa intstitucioneve të tjera.

Propozimi nga kompania erdhi me motivin, se godina e Teatrit është e vjetër dhe në gjedje të mjerueshme.

Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erjon Veliaj, pranoi se “Një propozim konkret u dërgua nga investitori i mundshëm Fusha sh.p.k, gjithashtu duke kërkuar rregullimin e kësaj marrëdhënie përmes një ligji të veçantë të miratuar nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë”.

Por leja për këtë projekt kërkonte votat e këshilliat Bashkiak të Tiranës. Nga këtu vendimi shumë i rëndësishëm për Teatrin i kaloi Ministrisë së Kulturës dhe prej aty procedura e shpronësimit të tokës duhej të kalonte në Parlament.

U desh vetëm një javë kohë për të konkretizar Projektin e ri të Teatrit, i cili u dërgua në Ministrinë e Kulturës.

Pas shumë përplasjesh mes palëve, kryebashkiaku Erion Veliaj, ndihmoi kompaninë në këtë projekt, përmes një stategjie PR duke publikuar foto të ambienteve të amortizuara të Teatrit, në mënyrë që të manipulonte opinion publik. Fakt ky që krijonte idenë se ky Teatër i vjetër Kombëtar, i vetmi në Shqipëri, duhet prishur.

Gjithashtu edhe Ministria e Kulturës e quajti të shkëlqyer Projektin e ri të Teatrit, duke deklaruar se është e nevojshmendërtimi i Teatrit të ri, mes një partneriteti publik – privat.

Ndërkohë që projektligji në fjalë ishte gati të diskutohej brenda disa javësh, grupi i artistëve, aktivistëve dhe qytetarëve të thjeshtë u bashkuan në protesta kundër shembjes së Teatrit.

Por Veliaj u përpoq  të mashtrojë aktorët duke i ftuar një takim privat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës organizoi një takim me 3 aktorë që kishin ngritur zërin kundër.

Etiketimi i protestave si “Rallys of Artist” ishte një strategji e përmbajtjes që do të thotë se kushdo që nuk ishte aktor, nuk njihej si palë e interesit dhe nuk duhet të kishte një mendim lidhur me këtë çështje, edhe pse bëhej fjalë për Teatrin kombëtar, një ndërtesë e rëndësishme për të gjithë Shqipërinë.

Arkitektët, avokatët dhe aktivistët ishin të ndaluar haptas të flisnin në të ashtuquajturën “seancë të organizuar nga Bashkia, sepse z. Veliaj tha se seanca do të ndahej për secilin grup.

Në ndërkohë aktorë, qytetarë, arkitektë, aktivistë dhe pak gazetarë kishin formuar Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, i cili që prej Marsit 2018, kur Kryeministri Rama deklaroi se do vendoset  që “Teatri do të shkatërrohet!“, edhe pse ju protestoni non stop për çdo ditë.

Qeveria, duke përfituar nga fakti se Shqipërisë përkohësisht i mungon një Gjykatë Kushtetuese, vendosi të anashkalojë ligjet ekzistuese për të propozuar një ligj “të jashtëzakonshëm”.

Megjithëse qeveria refuzoi të bënte publike ndonjë të dhënë në lidhje me pronësinë e tokës në të cilën mbështetet Teatri Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT) publikoi një hartë të komplotit në fjalë, dhe ekspozoi pretendimin e qeverisë, se një pjesë e projektit ku thuhet se  “nuk do të cënonte tokën e Teatrit Kombëtar” ishte e rreme.

Por në një artikull të botuar nga Exit.al që theksonte se BIC, firma e arkitekturës, në disa njoftime publike kishte pretenduar se kishte fituar një “konkurs për Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe Masterplani.”

Nga ana tjetër, në projektin e përmendur ata nuk e konsideruan Bashkinë e Tiranës apo si klient, por përkundrazi Fusha shpk.

U vërtetua se “Fusha sh.p.k” po merrte përsipër të gjithë tokën publike, duke u përmendur në mënyrë të pamatur si 9300 metra katrorë nga BIC.

Pyetjet e Exit.al për më shumë informacione mbi konkursin e supozuar iu përcollën Bashkisë së Tiranës, pasi në dukje kishin nënshkruar një marrëveshje të pa zbuluar.

Kjo konfirmoi se klienti i BIC ishte Komuna, jo Fusha Shpk, e cila shtronte pyetjen, pse një institucion publik që kishte detyrim ligjor të zhvillonte seanca dëgjimore me qytetarët për projekte të kësaj madhësie, siç imponohej nga Konventa e Aarhus, kishte bllokuar të gjitha mundësiët për transparencë?

Në këtë çështje seioze reagoi edhe Komisioni Evropian, ku u përpoq të zbulojë nëse ligji në fjalë ishte në përputhje me detyrimin e sanksionuar në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për konkurrencën në kontratat publike.

Komisioni theksoi rëndësinë e përcaktimit të qartë, transparent dhe jo diskriminues të kritereve për zgjedhjen e ofertave të suksesshme për zbatimin e Ligjit Special.

Përgjigja erdhi kur Projektligji për Teatrin i ndryshuar u miratua në Parlament me një procedurë të përshpejtuar, mes valës së protestave.

Në momentet që flasim sot, qeveria shqiptare dh Bashkia e Tiranës nuk ka mundur të bëjë asgjë në lidhje me shembjen dhe Teatrit pasi artistët, qytetarët dhe aktivistët u ngritën sërish për kundërshtimin e këtij vendimi.

Në fund të fundit, asnjë projekt tjetër nuk mund të përshkruaj kapjen e shtetit në mënyrë më ironike se kaq.

Shkrim i botuar nga Fondacioni Heinrich-Böll, përkthyer nga Dosja.al   

Shto Koment