Politike

Si ndihet pasi mori vaksinën? Flet Rama: Çdo gjë në rregull, asnjë problem! E sigurtë që s’futet asnjë çip

VIDEO
Para mediave, Rama tha se vaksina është e këshillueshme dhe sërish përdori doza ironie pasi sipas tij, “duhet të çlirohen nga helmet qe i furnizojnë me teori konspiracioni”. Ai gjithashtu hodhi poshtë aludimet për çipa apo ndonjë teori tjetër që ka dalë për vaksinën.
Featured image of article: Si ndihet pasi mori vaksinën? Flet Rama: Çdo gjë në rregull, asnjë problem! E sigurtë që s’futet asnjë çip

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i dyti që mori dozën e parë të vaksinës ‘Pfizer’ në Shqipëri. Proçesi i cili ndodhi në ambientet e Air-Albania zgjati për disa sekonda. Pas marrjes së vaksinës Rama u shpreh se çdo gjë shkoi shumë mirë.

Para mediave, Rama tha se vaksina është e këshillueshme dhe sërish përdori doza ironie pasi sipas tij, “duhet të çlirohen nga helmet qe i furnizojnë me teori konspiracioni”. Ai gjithashtu hodhi poshtë aludimet për çipa apo ndonjë teori tjetër që ka dalë për vaksinën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘ Çdo gjë në rregull, asnjë problem. Mendoj se jemi cliruar nga një barrë shumë e madhe, barra e përgjegjësisë që shqiptarët të mos mbeteshin në radhë.Të fillonte me sa më pak diferencë kohe nga ata të cilët kanë dhe gurin dhe arrën në dorë dhe bëjnë vendimet e bëjnë edhe furnizimit. Faktikisht ky spostim pak fare javor në kohë është vërtetë lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a vjen apo jo vaksina.Nga ana tjetër, vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme sepse duhet të clirohen nga helmet që i furnizojnë me teori konspiracioni. E sigurtë që nuk i bën ilirët vikingë. Po ashtu është e sigurtë që nuk futet cip në trup për të dëgjuar thashethemet e kafeneve.’

Fushata e vaksinimit me 900 dozat e para kundër COVID19 sapo nisi në vendin tonë. E para që mori dozën ishte Najada Çomo, më pas kryeministri Rama dhe mjeku Pëllumb Pipero për tu pasuar me të tjerë mjekë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment