Politike

Si mund të rrëzohet Rama nga pushteti? Bamir Topi “zbulon formulën”

Presidenti Bamir Topi është shprehur se Rama rrëzohet vetëm nga një koalicion i madh mbi bazën e parimeve dhe jo përfitimeve.
Featured image of article: Si mund të rrëzohet Rama nga pushteti? Bamir Topi “zbulon formulën” Bamir Topi

TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi bëri deklaratën e fortë në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ teksa tregoi se rruga e vetme se si mund të rrëzohet nga pushteti kryeministri Edi Rama, është përmes tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, përmes një reforme gjithëpërfshirëse, mund të ikë Rama nga pushteti.

Shumë e thjeshtë. Edi Rama largohet me atë tryezë që po bëhet sot te Pallati i Kongreseve. Një Reformë Zgjedhore gjithë përfshirëse. Një koalicion i madh mbi bazën e parimeve, jo përfitimeve. Do të jap kaq, apo aq karrige. Rama rrëzohet vetëm në këtë mënyrë. Përndryshe duke thënë që me Gjiknurin nuk ulemi dhe shkojnë e ulen, thonë që do bëjnë ndryshim dhe nuk e bëjnë, thonë do bëjnë transparencë dhe nuk bëjnë, unë se di. Rama rrëzohet tek tavolina që po bëhet sot te Pallati i Kongreseve. Fakti që këta e lidhin me një datë fikse, 31 maj është një gabim i madh. Në mënyrë reciproke i nxjerrin njeri -tjetrit armën e dobët”, tha Topi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Balkanweb

2 Komente në “Si mund të rrëzohet Rama nga pushteti? Bamir Topi “zbulon formulën”

  1. Bamiri e 'ndriti' ne politike. Mbaroi punet e veta, mori pronat e gjysherve (ligjerisht apo jo nuk e dime), u be president (duke iu lepire S Berishes) e tani drejton nje parti qe nuk fiton dot as edhe nje vend ne Parlament. A mund ta degjosh se cfare thote???!! Turp. Ne Shqiperi duhet te perfundoje praktika mjerane qe mbas postit te presidentit te Republikes te kthehesh ne politike me parti (te vogel apo te madhe pak rendesi ka). Te gjithe i referohen botes perendimore kur nuk i pelqen dhe behen "krijues" kur i pelqen…

  2. Nga goja e topit kurrë nuk ka dalë ndonjë gjë e fortë, përveç paburrërisë së vet.

Shto Koment