LIVE UPDATES
Editorial

Si më beri armik të popullit kryebashkiaku Safet Gjici

2 Dhjetor 2020, 14:34 Nga DOSJA
Si më beri armik të popullit kryebashkiaku Safet Gjici

Me hapa të vendosur përpara drejt të së kaluarës. Faulkneri, Kukësi dhe lajthitjet e së ardhmes

“E kaluara kurrë nuk është e vdekur. Madje, as që është e kaluar”.

Mund të ndodhë që ndonjë lexues të më qortojë për përdorimin e sërishëm të këtij citati të William Faulknerit, por nëse kjo ndodh atëherë nuk do ta konsideroj qortim. Do të jetë përkujtim se dikush mban mend ndonjë shkrim timin të kaluar ku e përdor këtë citat. Dhe ky është nderim.

Citati i Faulknerit, nga “Rekuiem për një murgeshë”, më doli si mendim prijës që do të më shpjegojë shenjat ndër shqiptarë në këto ditë. Dhe më doli ndërsa dëgjoja mbledhjen e Këshillit bashkiak të Kukësit, i cili vendosi brenda dy orësh që të bënte rishkrimin e biografisë sime. Para pesë vjetësh, një Këshill tjetër i Kukësit kishte vendosur se gjërat që i kisha bërë në jetë për Kosovën ishin të mjaftueshme të më shpallte qytetar nderi. Javën e kaluar dëgjoja dhe shikoja se si kryetari i Bashkisë së Kukësit me mjaftueshmërinë e pozitës së tij të shpallte se, sipas mendimit të tij dhe të anëtarëve të tjerë të Këshillit, nuk kisha bërë gjë për Kosovën, por, përkundrazi, duhej mbrojtur Kosovën nga unë, duke ma hequr titullin e qytetarit të nderit të Kukësit.

Skenat e mbledhjes së Kukësit, në të cilën brenda dy orësh prej momentit të shpalljes si armik i Këshillit bashkiak, Kukësit, Kosovës dhe mbarë shqiptarisë, përnjëherësh rehabilitohem, do të mund të shërbejnë për një inskenim të veçantë të “Armikut të popullit” të Ibsenit (për koincidencë, kryetari i Qarkut të Kukësit që ma akordoi çmimin atëbotë quhet Ibsen).

Por, duke mbetur te Faulkneri, ajo që ndodhi në Kukës ishte ilustrim, ndonëse i rangut të njerëzve që shprehin deficit të thelluar intelektual e arsimor, i faktit se e kaluara është e gjallë dhe shkruhet përditë. Anëtarët e Bashkisë mund të mos e kenë ditur thënien e Faulknerit, por kanë besuar se në pasditen e së premtes mund ta shkruajnë historinë. Prej asaj dite e tutje unë do të isha armik i këshillit të tyre bashkiak, dhe më gjerë.

Kryeministri i vendit e quajti këtë akt lajthitje kolektive. Mirë bëri dhe e falënderova për një reagim të shpejtë.

Por, problemi i lajthitjeve kolektive është se ato nuk janë shkarje momentale nga një sistem; lajthitjet kolektive duke qenë kolektive janë sistem më vete.

Lajthitja e Këshillit bashkiak të Kukësit (pa e përmendur faktin se janë produkt i një lajthitjeje se mund të ketë zgjedhje legjitime vendore pa pjesëmarrjen e opozitës) ishte pjesë e një mendësie, të një lajthitjeje më të madhe historike të Shqipërisë e shqiptarëve: të mendësisë se pushteti do të bëjë vlerësimin e përshtatshmërisë së fjalëve të shqiptuara a të shkruara të një publicisti. Siç ka ndodhur në të gjitha sistemet e përndjekjes së fjalës së lirë, edhe kryebashkiaku i Kukësit kishte arsyetimin e duhur për shpalljen e armikut të ri: “Ne dimë çka ka folur ai”. Me kësi arsyetimi një numër i madh i njerëzve në Shqipëri është përndjekur për “agjitacion e propagandë” e në Kosovë për delikt verbal, me nenin 133 të Kodit penal të Jugosllavisë.

Po, sot jemi në një sistem tjetër, një ku “agjitacioni e propaganda” mund të shërbejnë për gallatën mediale të radhës; nuk futet kush në burg, apo më keq, nuk ekzekutohet për shkak se kryebashkiaku mendon se dikush “po flet kundër”. Por, nuk mbetet këtu. Lajthitja kolektive, për fat të keq, është më e madhe. Kuvendi i Shqipërisë krijoi një Komision hetimor që do të përcaktojë, nëse e kam kuptuar, se çfarë është implikimi i Shqipërisë (apo i personaliteteve publike shqiptare) në raportin e Dick Martyt, i cili u shndërrua në Raport të Këshillit të Evropës. Shpjegimi i iniciuesit të këtij Komisioni ishte se qëllimi është që të dëshmohet se në Shqipëri nuk janë kryer krime lufte gjatë luftës së Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë kështu lehtë mund ta gjejë veten në pozitën e kryebashkiakut të Kukësit që ta rishkruajë historinë sipas disponimit të momentit. Prej vitit 2011 ekziston një aktgjykim i plotfuqishëm në gjykatat e Kosovës për dënimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së për krime lufte në burgjet e improvizuara të Cahanit e Kukësit, pra në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pra, tashmë është dëshmuar se në territorin e Shqipërisë janë kryer krime lufte (nga qytetarë, siç thotë gjykata e ish-RSFJ-së).

e Shqipërisë, pa kurrfarë nevoje, janë futur në një rrugë qorre të rishkrimit të historisë, një rrugë ku primatin prej kohësh e mban Serbia.

E kaluara është gjallë dhe me kokëfortësi e gjallë, madje.

Është aq e gjallë, sa në të flasin edhe të vdekurit. Ritualisht, po hapet këtë javë edhe një varrezë masive në Serbi dhe mjekët ligjorë do të përpiqen të identifikojnë pjesët mortore. Çdonjëra prej tyre ka një rrëfim dhe çdo rrëfim do të kërkojë të dëgjohet. Çdo rrëfim i veçantë do ta kërkojë vendin e vet; çdonjëri rrëfim konsideron se është meritor për t’u dëgjuar. Sepse asnjëri prej këtyre rrëfimeve nuk është mbyllur në varrezë masive me dëshirë të veten.

Çdonjëri prej rrëfimeve është aty, sepse ka ekzistuar një grup njerëzish me uniforma të urdhëruar nga një grup njerëzish të tjerë me uniforma të urdhëruar nga një grup njerëzish të tjerë me kostume politikanësh, shkrimtarësh, akademikësh, klerikësh – të ajkës intelektuale të shoqërisë, që rrëfimet të përfundojnë aty, në varreza masive.

Dhe çdonjëri prej rrëfimeve kërkon të dëgjohet pa marrë parasysh se sa kohë kalon. Pa marrë parasysh se tashmë janë rritur fëmijët e lindur në kohën e varrimit masiv, pa marrë parasysh se jemi në një shekull tjetër, milenium tjetër madje – pa marrë parasysh se ndërrohen garniturat politike dhe çdonjëra ndër ne, atje në Serbi, në Evropë e botë, thotë se duhet shikuar nga e ardhmja, nga përparimi, aty janë rrëfimet që duan të dalin. Edhe këto në Kizhevak, të mbuluara së pari me dhe, pastaj me gurë, në fund edhe me një rrugë asfalti, një rrugë asfalti që në fund u dorëzua me njohurinë se nuk mund të shpjerë kund pa dëgjuar rrëfimet e mbuluara nën të.

E kaluara as që është e kaluar, shkroi nobelisti amerikan.

Ekziston një arsye e thjeshtë për këtë: sepse e kaluara është rrëfim, një rrëfim që shkruhet, përditë shkruhet. Ata popuj që shkruajnë më herët e më mirë kanë rrëfime që mbeten, që janë pranuar si të tilla, që nuk shpërfaqen në gazeta ditore apo në debatet televizive të mbrëmjes. Popujt si ne, ende, nuk e pranojnë historinë si veprim kritik shkencor.

E kaluara e shqiptarëve shkruhet përditë në gazetat e Shqipërisë: çdo ditë do të dalë një pikanteri nga kampi i Enver Hoxhës apo ai tjetri, çdo ditë do të jepet një version i ri i (vetë)vrasjes së Mehmet Shehut, çdo ditë do të vazhdojë një luftë e brendshme për të zënë një pozicion më të mirë në të kaluarën.

Gjuha e së kaluarës në Kosovë gjen shprehjen më të mirë të varfërisë së saj me skulpturë. Një pas një, vizioni kolektiv për të kaluarën gjen shprehje me gjuhën skulpturale, arkitektonike e artistike të elitës politike të saj. Ofendimi estetik bën pjesë në një vorbull edhe më të madh të ofendimit të dinjitetit njerëzor që u ka bërë kjo elitë qytetarëve të Kosovës. Kriteret për gjuhën skulpturore e monumentale të kësaj elite nuk mund të jenë më të larta se ato për shëndetësi e arsim; ofendimi estetik është i barasvlershëm me ofendimin kolektiv në sistem shëndetësor e arsimor.

Brenda dy apo tre, apo më shumë viteve të ardhshme do të zhvillohen gjykimet në atë që quhet Gjykata Speciale (Dhomat e Specializuara, për të qenë korrekt). Gjykimet do ta kenë anën e vet të procesit juridik. Por, do të kenë edhe dëshmi dhe kundërdëshmi të para njëzet e ca vjetësh. Si të tilla, do të jenë brenda kornizës së distancës kohore prej njëzet vjetësh sa konsiderohet se rrëfimi është i pjekur për t’u shndërruar në histori. Dhe, kështu do të krijohet edhe një sprovë për ballafaqimin me të kaluarën.

“E kaluara kurrë nuk është e vdekur. Madje, as që është e kaluar”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial editorial nga veton surroi veton surroi editorial nga veton surroi veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 2 Dhjetor 2020, 09:52

Sindroma e Kësulëkuqes

Në vitin 1548, Étienne de La Boétie (shkrimtar francez) shkroi këto fjalë:  “Unë thjesht do të doja të kuptoja se si ndodh që kaq shumë njerëz, kaq shumë fshatr...

Editorial 2 Dhjetor 2020, 08:33

Ursula von der Leyen: Presidentja e krizave

Para një viti më 1 dhjetor Ursula von der Leyen mori detyrën si presidente e Komisionit Europian me plane të mëdha për mbrojtjen e klimës dhe politikën ndërkomb...

Editorial 30 Nëntor 2020, 09:20

Brexit: Vërtet raundi i fundit?

Se çfarë i pret pas 1 janarit 2021 doganierët francezë në portin e Doverit, kjo u kuptua që këtë javë që po mbaron në një simulim të kontrolleve të maune...

Editorial 29 Nëntor 2020, 21:21

Çfarë na pret në një botë post-pandemike?

Koronavirusi i ri, u duk i tillë thuajse çdo kuptim kur mbërriti në SHBA në muajt e parë të këtij viti. Si shoqëri, shumë njerëz e kuptuan se koha nuk is...

Editorial 26 Nëntor 2020, 18:44

Nën thundrën e kakistokracisë

Nga keqmenaxhimi i krizës sanitare dhe ekonomike po kalojmë tek humbja e kontrollit të të dyjave për shkak të paaftësisë së atyre që na qeverisin. Qeveria fillo...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën