Aktualitet

“S’i legalizojnë se u del emri”, Lame tregon si zyrtarë e politikanë zotërojnë fshehtas bregdetin e Sarandës: Përdorin banditë e të fortë

I ftuar në emisionin “Opinion, Lame tha se qyteti i Sarandës është i vetmi vedn, ku pronarët nuk duan që t’u legalizohen pronat dhe tokat.
Featured image of article: “S’i legalizojnë se u del emri”, Lame tregon si zyrtarë e politikanë zotërojnë fshehtas bregdetin e Sarandës: Përdorin banditë e të fortë Artan lame dhe tokat
Përditësuar:

TIRANË– Kreu i Kadastrës së Shqipërisë, Artan Lame ka treguar se si zyrtarë, politikanë dhe shumë personazhë të njohur fshehin apratamente dhe toka që zotërojnë në bregdetin e Sarandës.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lame tha se qyteti i Sarandës është i vetmi vedn, ku pronarët nuk duan që t’u legalizohen pronat dhe tokat.

Ai shpjegoi më tej se kanë frikë se u del emri në hipotekë pasi shumë prej pronarëve në bregdeti ne Sarandës janë personzhë të njohur, politikanë, deputetë, ministra, prokurorë e gjyqtarë dhe regjistrimi i emri u hap probleme.

Saranda është i vetmi vend ku vetë pronarët nuk donin që të legalizoheshin pronat. Në Sarandë ka një vendim për kthimin e 8 kilometrave për shpronësim. Bëhet fjalë për shpronësimin e mijëra metrave katror, në një gjatësi për rreth 8 kilometra pranë kalasë së Lëkursit, por që tashmë rezulton të jetë e ndarë në parcela, shumë prej të cilave janë ndërtuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ato janë dhënë të gjitha, janë ndarë. Kishim një problem, nuk ecnin legalizimet e pallateve në Sarandë. Pronarët nuk donin të legalizonin vetë pallatet në Sarandë, pasi aty do të hynin në Hipotekë dhe do t’u dilnin emrat, që i kanë deputetë, ish-deputetë, zyrtarë, ministra, prokurorë, gjykatës…Dhe nuk donin të fusnin emrin aty,”– tha Lame.

Më pas ndërhyri gazetari Blendi Fevziu dhe tha se në momentin që nuk dua t’u dalë emri i tyre fusin banditë dhe të fortë, gjë që Lame e pohoi.

Po, po, po por nuk është ky problem,”- tha ai më tej.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment