Sociale

VIDEO/ Si ka qenë dhe si është sot Banka e Shqipërisë, ndryshimet ndër vite të godinës

Banka e Shqipërisë ka publikuar sot një video të ndryshimit të godinës përgjatë viteve, ku shihen ndryhsimet që janë bërë në të.

TIRANË- Ndërtesa e Bankës së Shqipërisë në Tiranë, është një prej godinave më të bukura në Shqipëri me një artitekturë të veçantë. Fillimet e ndërtimit të Bankës kanë nisur që në vitin 1938 dhe ajo ka pësuar gjatë vitieve ndryshime të shumta deri në trajtën që ka ardhur sot.

Banka e Shqipërisë ka publikuar sot një video të ndryshimit të godinës përgjatë viteve, ku shihen ndryhsimet që janë bërë në të.

NJOFTIMI I PLOTË

Ndërtesa e Bankës së Shqipërisë në Tiranë është një nga arritjet më të spikatura arkitektonike të vendit tonë. E projektuar nga arkitekti i mirënjohur italian Vittorio Ballio Morpurgo, punimet për ndërtimin e selisë së Bankës Kombëtare të Shqipërisë filluan në shkurt të vitit 1937 dhe u realizuan nga shoqëria ” Staccioli & Fortuzi ” nën drejtimin e inxhinier Ciprianit. Ndërsa ceremonia e përurimit të saj u zhvillua në 30 tetor 1938. Stili arkitektonik i ndërtesës i përket rrymës së “Racionalizmit” që lulëzoi në gjysmën e parë të shek. XX në Evropë dhe shquhet për harmoninë dhe ritmin, si dhe për gjetjen e përmasave racionale të dyerve, të dritareve, të lozhave, të portikut madhështor; për kombinimin e ngjyrave dhe unitetin në materialet veshëse të fasadës.

Zgjerimi i funksioneve dhe punonjësve të bankës qendrore, amortizimi i kohës, por dhe kërkesat e shtuara për standarde teknologjike sollën nevojën për rikonstruksionin e ndërtesës, të cilat u materializuan në projektin e arkitektit Marco Petreschi, inauguruar më 30 tetor 2015. Për më shumë rreth pamjeve ndër vite të ndërtesës së Bankës së Shqipërisë dhe të degëve të saj, skicave të projektit të vjetër e të ri, ju ftojmë të shihni videon.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment