Showbiz

Si i shpëtoi policisë Stresi? Reperi tregon arratisjen e tij nga Shqipëria në Kosovë: Me makinat e varrimeve shkova deri në…

Reperi tha se ishte një mik i tij i cili disponon këtë lloj mjeti ai i cili e ka ndihmuar që të largohej nga Shqipëria pasi u shpall në kërkim nga policia e Tiranës për shkak se ishte pjesmarrës në protestën që u zhvillua për vrasjen e Klodian Rashës. 
Featured image of article: Si i shpëtoi policisë Stresi? Reperi tregon arratisjen e tij nga Shqipëria në Kosovë: Me makinat e varrimeve shkova deri në… Stresi

KOSOVË– Stresi ka rrëfyer për Prive se ka mundur të arratiset nga Tirana falë një makine që përdoret për varreza. Reperi tha se ishte një mik i tij i cili disponon këtë lloj mjeti ai i cili e ka ndihmuar që të largohej nga Shqipëria pasi u shpall në kërkim nga policia e Tiranës për shkak se ishte pjesmarrës në protestën që u zhvillua për vrasjen e Klodian Rashës.

“Mora një shok të timin që punon me makinat e varrimeve, vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës”, ka treguar reperi duke falenderuar gjithë miqtë që e ndihmuan të shkonte drejt Kosovës.

Ai shprehet sërish se kjo protestë është organizuar 100% prej tij në çdo detaj. Reperi ka thënë se në protestë nuk ishin personalisht për ministrin Lleshaj që dha dorëheqjen, por për institucionet dhe kabinetin e Rilindjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

MIN: 1:52

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment