
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për plagosjen e kapjen e Ervis Çaushollit ose i njohur ndryshe si “Vis Korçari”. I ftuar në AbcNews, Hoxha u shpreh se e kishte dëgjuar shpesh emrin e tij të prangosur nga Policia, por drejtësia nuk e çon në burg.
Më tëj, ai ka treguar se Çausholli është anëtar i një prej grupeve më të pushtetshme kriminale në qytetin e Elbasanit.
“Nuk e kuptoj sesi del nga burgu. Nuk e di sa herë duhet ta arrestojë më shumë Policia. Janë ushtarë të grupeve krimanel. Është ushtar i një grupi që ka 20 vjet që drejton qytetin dhe ka shumë informatorë në Polici. S’është as elbasanlli, është Vis korçari. Ai nuk duhet t’i shohë rrugët e Elbasanit. S’duhet ta shohë dritën e diellit. I ka bërë 4 ngjarje në mes të qytetit dhe nuk i hyn gjemb në këmbë,”-tha Hoxha.
(k.m/dosja.al)
Ushtar i Edi Rames, ende nuk po e merrni vesh?!