Bota

Si është Silvio Berlusconi? Ish-kryeministri në gjendje të rëndë shëndetësore, merr Salvinin në telefon: Më tha ‘dal shpejt’

Ky i fundit është shtruar në spital që prej 11 majit, por kësaj herë duket se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Detaji është konfirmua nga Matteo Salvini.
Featured image of article: Si është Silvio Berlusconi? Ish-kryeministri në gjendje të rëndë shëndetësore, merr Salvinin në telefon: Më tha ‘dal shpejt’ Silvio Berlusconi

ITALI– 12 muajt e fundit kanë qenë shumë të trazuar për shëndetin e tre herë ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi. Ky i fundit është shtruar në spital që prej 11 majit, por kësaj herë duket se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Detaji është konfirmua nga Matteo Salvini.

Gjatë një prononcimi për çështjen Gregoretti, ish-ministri i Brendshëm tha: Berlusconi më telefonoi, ai nuk është shumë mirë, por do të dalë nga spitali.

Si është Silvio Berlusconi?

Presidenti i Forza Italia u kthye në spital në të gdhirë të së martës, 10 ditë pasi u lirua nga spitali ku qëndroi për gati një muaj. Sipas mediave italiane, Berlusconi vuan nga pasojat e koronavirusit, duke i pasur të nevojshme kontrollet. Ai ka shfaqur: dobësi, marrje fryme, dhimbje kyçesh, takikardi, përgjumje dhe vështirësi në të folur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Simptoma që prekin ata që janë shëruar (negativizuar teknikisht) por që kanë pasur një ngarkesë të lartë virale. Aktualisht, nuk dihet se kur Berlusconi do të dalë nga spitali. Ka nga ata pretendojnë se ish-kryeministri mund të dalë nesër në mëngjes.

Marrë nga milanotoday.it

(k.m/dosja.al)

Shto Koment