LIVE UPDATES
Ekonomi

11 Prill 2021, 05:48 Nga DOSJA

TIRANË – Statistikat e ecurisë ekonomike për vitin 2020 habitën shumëkënd. Pas një tkurrjeje prej -5.5% për 9-mujorin, ekonomia bëri një kthesë të papritur, duke u zgjeruar me gati +3% në3-mujorin e fundit.

Ecuria pozitive, që në fakt nuk ishte konstatuar as në dy 3-mujorët e parë të 2019-ës , kur vendi ishte në një situatë normale, zvogëloi ndjeshëm treguesin e rënies vjetore në vitin 2020, në -3.31%, të paktën dy herë më të ulët sesa pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikonte një tkurrje deri në 9%, si rrjedhojë e varësisë së vendit nga turizmi).

Në 3-mujorin e dytë të 2020-s, kur vendi ishte në karantinë totale, rënia e kapërceu -10%, por përmirësimi në pjesën e dytë të vitit, ua kaloi dhe pritshmërive më optimiste.

A tregojnë këto shifra, pozitive në pamje të parë, se ekonomia arriti ta përballojë me sukses krizën që shkaktoi Covid-19 në ekonomi? Për t’i dhënë përgjigje pyetjes duhet parë se nga cilët sektorë erdhi përmirësimi dhe sa u përkthye në punësim dhe të ardhura për individët.

Rezultati është zhgënjyes. Dy janë sektorët që kanë udhëhequr rritjen; I pari, që nuk e ka ndier pandeminë në asnjë moment, është aktiviteti i pasurive të paluajtshme, me rritje reale vjetore prej gati 7%. Asnjë logjikë ekonomike, përveç informalitetit, nuk e shpjegon se pse duhet të rritej ai, ndërkohë që konsumi u tkurr, bankat u stepën për të dhënë hua. Sektori i dytë është ndërtimi, sidomos në 6-mujorin e dytë të vitit. Është i dukshëm shtimi i volumeve të tij, mjafton të ngresh kokën në çdo rrugë të kryeqytetit.

Është e vërtetë që edhe rindërtimi ka dhënë efekt, por pesha e tij ishte e ulët, pasi pandemia e vonoi procesin, duke bërë të mundur vetëm realizimin e 50% të planit të planifikuar në buxhet. As kredia e dhënë nga sistemi bankar nuk e shpjegon këtë hov të ndërtimit, me huanë e re për këtë sektor, e cila ra me gati 10% në vitin 2020.

Përtej shifrës së ecurisë në makro, sa e kanë nxitur dhe zbutur realisht krizën aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimit?! Sidomos i pari ka një efekt pothuajse zero, me numrin e të punësuarve që është më pak se 1% e totalit. Përkundrazi, fryrja e flluskës vetëm sa i ka shtrenjtuar çmimet e apartamenteve, ndërkohë që pagat kanë qëndruar pothuajse në vend prej vitesh. Ndërtimi ka një efekt pozitiv afatshkurtër, si në punësim (me gati 10% të totalit), ashtu dhe në nxitjen e zinxhirit mbështetës, por në afat të gjatë, nuk i sjell asnjë vlerë të shtuar ekonomisë.

Gjeneratorët e vërtetë të punësimit në vend, tregtia, transporti, akomodimi e shërbimi ushqimor, si dhe industria, që së bashku punësojnë rreth 64% të totalit në sektorin privat jobujqësor, janë humbësit e vërtetë të krizës. Janë këta sektorë që tregojnë se vendi është goditur me të vërtetë nga pandemia, e cila kufizoi konsumin e ndërpreu turizmin, që po ecte realisht mirë, duke çuar në kufijtë e mbijetesës mijëra subjekte dhe mbylljen e shumë bizneseve. Punësimi u ul, sidomos ai informal.

Gjetjet e Anketës së Tregut të Punës të INSTAT tregojnë se në fund të 2020-s u shtuan 43 mijë të papunë, të cilët nuk arritën t’i “ndihmojnë” as aktiviteti i pasurivetë paluajtshme dhe as ai i ndërtimit dhe për më tepër, as qeveria, që i la jashtë radarit të punësuarit informalë.

Një tjetër debat është dhe ai i përparësive që ndoqi të zgjedhë qeveria. Tremujori i katërt shënoi dhe valën më të egër të krizës së pandemisë. Shumë shtete të Europës u mbyllën sërish në mënyrë të rreptë, pavarësisht kostove që kjo mund të sillte në ekonomi. Qeveria shqiptare zbatoi vetëm kufizime minimale në orare dhe moslejimin e grumbullimeve masive për festat.

Presioni i sipërmarrjeve ishte i lartë, për të mos dëmtuar aktivitetin e bizneseve nga njëra anë. Në tjetrën, qeveria i kishte ezauruar pothuajse të gjithë stimujt fiskalë dhe praktikisht nuk i kishte mbetur asnjë armë për të mbështetur dhe një mbyllje tjetër. Rezultati tashmë dihet. Muajt nëntor dhe dhjetor ishin fatalë, deri në dyfishim të jetëve të humbura në vend. Por, ekonomia vazhdoi e qetë, duke ndihmuar në treguesit e rritjes.

Nëse i vë në peshore sektorët që kishin ecuri më të mirë, ecurinë e punësimit, sidomos atij informal dhe, mbi të gjitha, pasojat fatale në shëndetin e qytetarëve, atëherë ecuria e mirë e ekonomisë në një vit të vështirë ekonomik mbetet vetëm një iluzion.

Marrë nga Monitor

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia shqiptare pandemia ne shqiperi ekonomia shqiptare pandemia ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 9 Prill 2021, 05:11

Albpetrol nxjerr në ankand 100 mijë ton naftë

Kompania publike e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës Albpetrol ka njoftuar ankandin për shitjen e 100 mijë tonëve naftë bruto. Ky është ankandi i dytë i mbajtur...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni