Opinione

Si duhet kuptuar vendimi i Gjykatës së Strasburgut pro Lapsi.al

Jo vetëm se ai është detyrues për Shqipërinë, duke i obliguar SPAK-un dhe Prokurorinë e Posaçme të zbythen nga aventurat e tyre me motivim politik.
Featured image of article: Si duhet kuptuar vendimi i Gjykatës së Strasburgut pro Lapsi.al Andi Bushati, analist

Sot ka ndodhur një ngjarje e rrallë, një nga ato që mbahen shënim në historinë e drejtësisë dhe mediave të një vendi. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e ka urdhëruar shtetin shqiptar, të pezullojë sekuestron ndaj redaksisë së Lapsi.al, që prezumonte marjen nga SPAK të kompjuterave, serverave dhe celularëve të ne gazetarëve që zbuluan skandalin e përgjimit të 910 mijë banorëve të kryeqytetit, për qëllimet elektorale të PS. Ky vendim i Strasburgut ka një rëndësi të dorës së parë, për disa arsye.

Jo vetëm se ai u mor me një urgjencë maksimale dhe pa pritur që çështja të kalonte nëpër të gjitha shkallët e gjykimit në Shqipëri. Jo vetëm se ai përbën një precedent aspak të zakonshëm edhe për këtë gjykatë.

Jo vetëm se ai është detyrues për Shqipërinë, duke i obliguar SPAK-un dhe Prokurorinë e Posaçme të zbythen nga aventurat e tyre me motivim politik.

Jo vetëm se mbron misionin e gazetarisë investigative dhe burimet e saj që denoncojnë krimin dhe korrupsionin.

Vendimi erdhi në një kohë kur zbulimi i njërit prej skandaleve më të mëdha shtetërore, politike dhe elektorale në vend po merrte një rrugë kryekëput të shtrembër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasi Lapsi.al publikoi historinë se si Partia Socialiste survejonte për interesat e pushtetit të saj të dhënat tona personale, qoftë SPAK qoftë Gjykata e posaçme i futën hetimet në një hulli qorre. Ato u shndërruan në kamikazë të partisë duke e shfrytëzuar hetimin jo për të parë se kush po dëmtonte qytetarët, por në të kundërt, se kush po tradhëtonte partinë në pushtet. Prandaj të dyja institucionet e sapo dala nga reforma në drejtësi, u vërsulën për të kërkuar nga ne burimin, pa guxuar, as të pyesin, as të hetojnë, qoftë e-Albanian që dyshohet se i ka nxjerrë të dhënat, qoftë partinë në pushtet që i ka keqpërdorur ato. 

Por, në frymën e drejtësisë perendimore që aplikon Strazburgu, dorëzimi i burimit nga gazetarët është një nga mundësitë e fundit, që mbetet e diskutueshme edhe kur nuk ka asnjë rrugë tjetër. Prandaj Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e hodhi poshtë dhe urdhrin e SPAK dhe vendimin e prokurorisë.

E në këtë kuptim, ky lajm i mirë nga Strasburgu, e tejkalon shumëfish rëndësinë që ka për Lapsi.al në veçanti, për gazetarinë në plan më të gjërë, dhe për inkurajimin e atyre që denoncojnë krimet e pushtetit. 

Ai demostron se mbetet gjithmonë një shpresë për tu mbrojtur nga pushteti abuziv që arrin të kapë dhe drejtësinë. 

Së dyti, ai ka një interes publik se na shërben si një pasqyrë. Ndërkohë që në vend po vazhdon të trumbetohet me hosana reforma në drejtësi, kjo që ka ndodhur është një provë flagrante se po kthehemi tek gjyqtarët dhe prokurorët e kohës së plepave. Mendësia me të cilën ka marrë vendimin Strasburgu dhe ajo me të cilën proceduan SPAK dhe gjykata jonë, nuk kanë asnjë pikë të përbashkët. Ato tregojnë se sa ende larg jemi nga ajo që propogandohet dhe se sa reale është përralla që na shesin në Tiranë disa ambasadorë kalimtarë. Marrë nga Lapsi.al

Shto Koment