Showbiz

‘Si do bëjmë pa ty? Na le gjysmake, sot e përjetë!’/ Pas babait, Lisa Kujofsa humb motrën, prek me fjalët që i dedikon

Aktorja Lisa shkruan se motra Ani Kujofsa, sot u nda nga jeta por nuk jep arsyen se përse.
Featured image of article: ‘Si do bëjmë pa ty? Na le gjysmake, sot e përjetë!’/ Pas babait, Lisa Kujofsa humb motrën, prek me fjalët që i dedikon Lisa dhe Ani Kujofsa

TIRANË– Familja Kujofsa ka humbur një person të shtrenjtë; motrë e saj të vogël! Në një status me fjalë të ndjera në Instagram, ajo shkruan se motra Ani Kujofsa, sot u nda nga jeta por nuk jep arsyen se përse. Ndërkohë që vetëm pak vite më parë u nda nga jeta dhe babai i saj, aktori i njohur shqiptar Fadil Kujofsa.

Postimi i aktores:

Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj…
Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Miq, nësë në kujdes të normave të sigurisë për shkak të pandemisë, doni ta përcillni Anin me ne, përcjellja bëhet nesër, ditën e martë datë 11.5. 2021 ora 14:00. Nisja bëhet nga restorant “Internacional” ( ish lidhja e shkrimtarëve) në drejtim të varrezave të Sharrës.

Me hidhërime familja Kujofsa

(k.m/dosja.al)

Shto Koment