Aktualitet

“Si bëj keq askujt”, Marsida Qatja fle sërish: Dritani qëlloi mbi furgonin e Policisë, pinte drogë

Marsida Qatja, 'molla e sherrit' e vrasjes në Kavajë ka folur sërish për ngjarjen e rëndë.
Featured image of article: “Si bëj keq askujt”, Marsida Qatja fle sërish: Dritani qëlloi mbi furgonin e Policisë, pinte drogë Marsida Qatja dhe Dritan Haxholli

Tiranë- “Haxholli vinte çdo ditë, në darkë. Nuk jam e vetmja e kërcënuar e Haxhollit, konsumonte lëndë narkotike dhe alkool. Unë nuk jam natyra siç e bëjnë të tjerat nëpër media, jam një natyrë paqësore dhe nuk i bej keq askujt”.

Kështu ka deklaruar Marsida Qatja në një lidhje telefonike në Opinion, teksa ka treguar versionin e saj për ngjarjen e 10 Tetorit në Kavajë. Ajo tha se kurrë nuk e kishte menduar që diçka do përfundonte në vrasje.

“Atë e njeh qyteti i Kavajës, kur shkoi policia ta arrestonte ka qëlluar mbi furgonin e policisë. I kishte qëlluar me thikë dikujt tjetër në Kavajë. Ai vinte çdo mbrëmje i armatosur. Çfarë policie të lajmëroja unë, kur ai ishte person problematik. Çfarë prisja unë kur ai të dilte nga policia. Ku do shkoja unë më pas, ku nuk ishte një kurth për Haxhollin në shtëpinë time”, tha Marsida Qatja.

Por çfarë i tha Bledar Toçin se si do ndërhynte për rastin?

“I kërkova ndihmë. Më tha që do flas në mënyrë miqësore, që ai të mos të shqetësojë më. Kishin njohje një njohje të largët siç e kam deklaruar”, tha Marsida Qatja.

***

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit në Kavajë në banesën e Marsida Qatjas. Viktima Dritan Haxholli, i cili më parë ka pasur lidhje intime me Marsida Qatjan, shkoi në banesën e kësaj të fundit i armatosur me kallashnikov.

Ai hyri në apartament nga dera kryesore dhe aty u përball me policin e burgjeve, Bledar Toçin, me të cilin kishte njohje të mëparshme.

Haxholli qëlloi në drejtim të tij duke e plagosur me një plumb kallashnikovi, kurse ky i fundit reagoi duke e qëlluar me pistoletën e shërbimit. Dy plumba i morën jetën Dritan Haxhollit.

Në vendngjarje grupi hetimor mblodhi 1 gëzhojë kallashnikovi dhe 17 gëzhoja të pistoletës së Toçit. Ky i fundit u ka thënë hetuesve se reagoi për vetëmbrojtje.

Marrë nga  Opinion.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment