Kulture

“Si atëherë që iu dënua i biri”, poetja tregon dhimbjen e Luizës pas vdekjes së Xhuvanit: E mbërthyer në grackë

Ndër rreshta poetja tregon se Luiza Xhuvani është e mbyllur në grackë, njësoj si në kohën që i dënuan të birin. 
Featured image of article: “Si atëherë që iu dënua i biri”, poetja tregon dhimbjen e Luizës pas vdekjes së Xhuvanit: E mbërthyer në grackë Gjergj Xhuvani, Luiza Xhuvani dhe Natasha Lako

TIRANË– Poetja Natasha Lako ka treguar detaje rreth përballimit të dhimbjes së humbjes së regjisorit Xhuvani nga familja e tij. Në reagimin e saj, Lako tregon dhimbjen që ndjen pasi regjisori Gjergj Xhuvani ndërroi jetë.

Ndër rreshta poetja tregon se Luiza Xhuvani është e mbyllur në grackë, njësoj si në kohën që i dënuan të birin. 

“Nje rruge krijuese qe e lidhi edhe me aktoren e talentuar Luiza Xhuvani, e cila me teper se asnjehere tjeter, pas traumes se madhe brenda familjes dhe denimit te te birit per krimet e kryera, ka lujtur me nje thellesi dilemat hamletiane, kur njeriu papritur gjendet si ne cark.Dhe drama eshte gracka,ku shpirti do te mbyllet si laraska,”- shkruan Lako në reagimin e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Regjisori Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçarE. Xhuvani ndërroi jetë në Itali, ku pas xhirimeve të filmit të tij të fundit kishte nisur kurën për një sëmundje të rëndë.

Djali i tij, Konstandin Xhuvani, i dënuar për vrasjen e katër personava ka kërkuar leje për të marrë pjesë në varrimin e të atit. Pritet përgjigjia nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment