Sport

Shvajnshtajger var këpucët në gozhdë: Erdhi koha!

Mesfushori gjerman ka njoftar shkëputjen nga futbolli profesionist. Ai lë pas krahëve një karrierë të pasur si me klubet ku ka luajtur, ashtu edhe me kombëtaren gjermane.
Featured image of article: Shvajnshtajger var këpucët në gozhdë: Erdhi koha! Bastian Schweinsteiger

Legjenda gjermane, Bastian Schweinsteiger ka njoftuar dorëheqjen nga futbolli profesionist, në fund të këtij sezoni. 35-vjeçari i jep kështu fund një karriere të bujshme me Gjermaninë, Bayern Munich, Manchester United dhe Chicago Fire. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori me anë të një shkrimi në rrjetet sociale.

Të nderuar tifozë, ka ardhur koha që dhe unë do të përfundoj karrierën time aktive në fund të këtij sezoni. Unë do të doja t’ju falënderoja ju dhe ekipet ku kam luajtur FC Bayern Munich, Manchester United, Chicago Fire dhe kombëtaren gjermane. Ju e keni bërë të mundur këtë kohë të pabesueshme për mua! Dhe sigurisht, do të doja të falënderoja gruan time Ana Ivanoviq dhe familjen time për mbështetjen.

Të them lamtumirë si një lojtar aktiv më bën të ndjehem pak nostalgjik, por edhe unë pres me padurim sfidat emocionuese që më presin së shpejti. Unë do të qëndroj besnik ndaj futbollit. Shumë, shumë faleminderit për kohën që kemi kaluar së bashku, gjithmonë do të kem një vend për ju në zemrën time! I juaji, Basti, – shkruan ai.

Schweinsteiger ka zhvilluar 500 ndeshje me Bayern Munich dhe fitoi shumë trofe me atë fanellë. Me Bayernin ai fitoi 8 Bundesliga, 7 kupa të Gjermanisë, 4 herë superkupën e Gjermanisë, 1 herë Champions League, 1 herë kupën e botës për klube. Me kombëtaren Gjermane ai fitoi kupën e botës në Barzil më 2014-ën.

Në verën e vitit 2015 ai u tansferua tek Manchester United dhe fitoi me të FA Cup. Pas një viti e gjysmë në Angli ai e humbi vendin e titullarit dhe u detyrua të largohej për tek Chicago Fire në kampionatin amerikan, por pa arritur të ftojë ndonjë titull me këtë ekip pas 92 ndeshjesh ku shënoi 8 gola.

 

 

(A.S/ Dosja.al)

Shto Koment