Aktualitet

Arben Kraja drejtuesi i parë i SPAK, mori votat e 6 antarëve të KLP-së (VD)

Prokurori Arben Kraja është votuar 6 herë nga anëtarët Beci, Staka, Beluri, Sheshi, Seiti dhe Balla.

TIRANË- Prokurori Arben Kraja do të jetë drejtuesi i SPAK për 3 vitet e ardhshme. Ai është votuar 6 herë nga anëtarët Beci, Staka, Beluri, Sheshi, Seiti dhe Balla.

Deri më tani, ai është i zgjedhuri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të drejtuar SPAK. Megjithatë për konfirmimin e tij pritet edhe votimit për kandidatin tjetër Edvin Kondilin. Burime nga KLP bëjnë me dije se për votat e dhëna në favor të Krajës ka prevaluar eksperienca në drejtim dhe menaxhim të burimeve njerëzore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

SPAK sot ka marrë dritën jeshile. 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion janë betuar para Presidentit Meta. Prokurori Arben Kraja është zgjedhur kryetar i tyre për 3 vite pa të drejtë rikandidimi. Ai premtoi se do të ishte i ashpër me ata që do shkelin ligjin. Ndërkombëtarët kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. Reagime edhe nga politika shqiptare.

(k.m/dosja.al)

 

Një Koment në “Arben Kraja drejtuesi i parë i SPAK, mori votat e 6 antarëve të KLP-së (VD)

  1. Prokuroria do te kete suksese sepse me se fundi drejtohet nga njerete nderdhem

Shto Koment