Politike

“Shumë faleminderit shokut Enver!”/ Me dorën grusht, Veliaj nuk e përmban dot entuziazmin në Shëngjergj (VD)

Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se nuk e mbajti dot entuziazmin para qytetarëve të Shëngjergjit duke përmendur edhe "shokun Enver."

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës dhe njëkohësisht kanididati socialist për zgjedhjet e 30 qershorit, Erion Veliaj po vijon me fushatën e tij. 

Pasditen e sotme ai ka zhvilluar një takim me qytetarët e Shën Gjergjit, ku e przantoi deputetja Blerina Gjylameti. 

Pasi doli para qytetarëve, Veliaj duket se nuk e mbajti dot entuziazmin duke përmendur edhe “shokun Enver.”

Shumë faleminderit Blerina! Shumë faleminderit Shën Gjergji! Shumë faleminderit Shpëtimit, Xhemalit, skuadrës tonë të këshilltarëve. Shumë faleminderit shokut Enver!”

Ndërkohë kamerat kapin një të moshuar, i cili bën me grusht duke buzëqeshur. Simboli përdorej në kohën e komunizmit. 

(k.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment