Aktualitet

‘Shumë çuditshme, e kapi vetëm një polic’/ Kapja e Ogers Bilbilit në Tiranë, Artan Hoxha: Ai është ‘kyçi’ për të gjetur edhe Laert Haxhiun

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka përmendur edhe njëherë se një person shumë i famshëm i botës së krimit i financon dy të rinjtë, por nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij.
Featured image of article: ‘Shumë çuditshme, e kapi vetëm një polic’/ Kapja e Ogers Bilbilit në Tiranë, Artan Hoxha: Ai është ‘kyçi’ për të gjetur edhe Laert Haxhiun Orges Bilbili dhe Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha  ka folur lidhur me plagosjen e të shumëkërkuarit, Orges Bilbili. Në fjalën e tij, në një lidhje telefonikë për AbcNews, Hozha tha se i bënte shumë përshtypje fakti që ndaj Bilbilit dhe bashkëpunëtorit të tij, Laert Hoxhës, nuk i kanë kapur dot as forcat RENEA.

Gjithashtu Hoxha ka përmendur edhe njëherë se një person shumë i famshëm i botës së krimit i financon dy të rinjtë, por nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij.

“Prej tyre janë larguar mbi 30 familje që t’i shpëtonin kërcënimeve të tyre. Duket e çuditshme që Orget Bilblilin ta kapë një polic i vetëm. Në të gjitha rastet RENEA nuk e kanë arrestuar dot as atë, as Laert Haxhian. Dyshohet se kanë pasur informatorë brenda Policisë. Bie në sy që një personazh kaq i njohur u kap nga një polic. Kam informacionet e mia, kam mësuar që këta dy persona nuk janë larguar kurrë nga qyteti. Kanë pasur mbështetje të madhe, mjete lëvizëse dhe baza për t’u strehuar. Një personazh tjetër shumë i famshëm i botës së krimit në zonën e Myzeqesë, ka financuar edhe dy personat. Është e çuditshme që Ogersi ka dalë edhe pse ka pasur prezencë të shtuar të Policisë. Ai ka mund të jetë edhe ‘çelësi’ për të gjetur edhe Laert Haxhiun,”-tha Hoxha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesditën e kësaj të premteje, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, është plagosur me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment