LIVE UPDATES
Ekonomi

“Shuma nga skema kombëtare s’i hyn në punë as dreqit. Qeveria tallet me ne fermerët”

23 Qershor 2020, 14:49 Nga DOSJA

Ndërkohë që skemat mbështetëse për fermerët u mbyllën, vihet re një hendek i thellë midis skemave kombëtare të Shqipërisë dhe rajonit; Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi. Jo vetëm kaq, por “shuma e vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, nuk i hyn në punë as dreqit”, shprehen fermerët, të cilët e kanë pasur edhe shumë të vështirë të aplikojnë on-line.

Skema kombëtare e mbështetjes së fermerëve arrin vlerën e 743 mln lekëve ose 6 milionë euro. Skema subvencionohet nga buxheti i shtetit.

Eskperti Ervin Resuli ngre pyetjen: “Pyetje prej 743,900,000 lekësh të reja. Çfarë fiton AZHBR-ja nga shtimi i aplikimeve kur nuk ka fond ti mbulojë gjithë aplikantët ?”

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural në njoftimin e saj thotë se për skemën e këtij viti kanë aplikuar përmes internetit, si e vetmja mënyrë aplikimi 7653 fermerë duke e konsideruar një nga shifrat më të larta që AZHBR ka administruar gjatë këtyre viteve.

Por që në krye të herës, gjatë periudhës së informimit për aplikim, Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR bënë me dije se përfitues të fondit 6 mln euro do të jenë 4 mijë fermerë.

Nga llogaritë rezulton që një fermer do të përfitojë më pak se 200 mijë lekë (të reja), teksa shpenzimet për një fermë kafshësh (dele qumshti, lopësh) janë mbi 500 mijë (të reja) në muaj.

Ndërkohë që fermerët e konsiderojnë këtë një mbështetje qesharake, ky nivel financimi në vendet e tjera të rajonit është shumë shumë herë më i lartë.

Në Malin e Zi buxheti për bujqësinë për vitin 2020 është 61 milionë euro, me rritje 8.3 milionë euro krahasimisht me vitin 2019.

Po ashtu edhe Kosova ka një buxhet shumë më të lartë për fermerët se Shqipëria; 25 mln euro.

Kurse Maqedonia e Veriut vëren – eksperti Resuli – “jo vetëm jep subvencione në rast fatkeqësie si përmbytje etj, por investon edhe në inovacion për fermerët!” “Shkatërrimi i reve potenciale për të lëshuar “breshër”, parandalim i pasojave që sjell breshëri në bujqësi!”, shkruan Resuli.

Mungesa e mbështetjes së bujqësisë shqiptare reflektohet edhe në braktisjen që i është bërë sektorit nga njerëzit që janë marrë me të dhe në uljen e krerëve që nëse e krahasojmë me numrin e krerëve para viteve ’90, është përgjysmuar.

Aktualisht niveli i aplikimeve në skemën kombëtare është vetëm 16.3% e totalit të fermerëve të pajisur me NIPT (45 mijë fermerë të regjistruar në regjistrin e tatimeve), që sipas Resulit nga njëra anë tregon pamundësinë e fermerëve për të aplikuar sepse një pjesë janë në zona të thella ku nuk ka as energji elektrike dhe as internet, një pjesë tjetër nuk kanë besim, dhe të tjerëve nuk iu interesojnë aq pak para krahasimisht me kohën e humbur dhe paratë për dokumente.

Sipas Resulit, qeveria tallet me fermerët dhe bën vetëm propogandë, ndërsa ka shumë potenciale për ta ringritur sektorin.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale fermeret ne shqiperi subvencionohet e fermereve fermeret ne shqiperi subvencionohet e fermereve

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën