Aktualitet

Shuhen 10 miliardë lekë, OSHEE thirrje debitorëve: Bëhuni pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e kamatëvonesës

OSHEE bën me dije se janë rreth 131 mijë debitorë, të cilët nuk janë bërë ende pjesë e aktmarrëveshjes.
Featured image of article: Shuhen 10 miliardë lekë, OSHEE thirrje debitorëve: Bëhuni pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e kamatëvonesës OSHEE

Tiranë- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u ka bërë thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e kamatëvonesave, gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale OSHEE bën me dije se janë  rreth 131 mijë debitorë, të cilët nuk janë bërë ende pjesë e aktmarrëveshjes. Sipas saj bëhet fjalë për 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatvonesave.

Njoftimi i OSHEE:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga analiza e treguesve, sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal, vlerësohet se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje.

Sqarojmë përsëri se, kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojnë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhin aktmarrëveshje të re me OSHEE. Bëhet fjalë për 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatvonesave. Faleminderit. 

J.V/Dosja.al

Shto Koment