Bota

Shuhen dyshimet? / Bëhet “i gjallë” diktatori i Koresë së Veriut, uron Afrikën për Ditën e Lirisë, ende asnjë PAMJE e tij nga Korea e Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, 36 vjeç, uroi Presidentin Cyril Ramaphosa, për festën kombëtare dhe shprehu besimin se marrëdhëniet midis dy vendeve do të vijojnë që të përparojnë. 
Featured image of article: Shuhen dyshimet? / Bëhet “i gjallë” diktatori i Koresë së Veriut, uron Afrikën për Ditën e Lirisë, ende asnjë PAMJE e tij nga Korea e Veriut Kim dhe Cyril Ramaphosa

KORE E VERIUT– Pas thashetheme se është në gjendje të rëndë shëndetësore apo edhe se ka ndërruar jetë, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un është bërë i “gjallë”.

Kim Jong-un, disa orë më parë ka dërguar një mesazh për Ditën e Lirisë së Afrikës së Jugut. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, 36 vjeç, uroi Presidentin Cyril Ramaphosa, për festën kombëtare dhe shprehu besimin se marrëdhëniet midis dy vendeve do të vijojnë që të përparojnë. 

Të gjitha dyshimet për gjendjen shëndetësore të tij u shtuan me 15 prill kur ai nuk mori pjesë në përkujtimin e 108 vjetorit të gjyshit të tij, Kim Il Sung. Udhëheqësi Suprem raportohet se i është nënshtruar një operacioni në zemër në spitalin privat të familjes së tij “Mount Paektu”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme mediat japoneze raportuan se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa disa media të tjera publikuan një foto se ai kishte vdekur. Pak orë më vonë një zyrtar i  Koresë së Veriut në një deklaratë për mediat tha se ai është shëndoshë e mirë, megjithatë pavarëisht deklaratave dhe reagimeve, Jong-un ende nuk ka dalë me pamjet për të shuar të gjithë dyshimet.

Burimi:Metro

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment