Kush vrau kë? Dëshmitë e plota të Dumanit e Hoxhajt, PAGESAT dhe SHËNJESTRAT. Ndihma nga 'shteti'
Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe të shumëkërkuarit TIRANË- Bashkëpunuan në krime e tashmë po bëjnë të nj...
Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe të shumëkërkuarit TIRANË- Bashkëpunuan në krime e tashmë po bëjnë të nj...
Foto Ilustruese SHBA- Shqipëria ka porosiur raketa antitank Javelin. Lajmi është bërë i ditur nga kompania amerikane Lockhead Mart...
Foto Ilustruese TIRANË- Këshilli i Evropës i ka vënë pikat mbi ‘i’ raportit për Shqipërinë! Pikat m&eum...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bërë me dije detaje të tjera lidhur m...
Nga 1 janari dhe deri tani janë fiskalizuar 66,000 biznese sipas të dhënave të përditësuara të tatimeve apo 55% e totalit të bizneseve që kanë detyrimin të fiskalizohen.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se procesi është mbyllur për biznesin e madh, për këtë arsye shtyrja e afatit të periudhës pa gjoba vetëm për të vegjlit nuk penalizon kategorinë e tatimpaguesve të mëdhenj. Ibrahimaj shpjegoi se vendimi për shtyrjen e periudhës pa gjoba për biznesin e vogël deri më 30 qershor 2022 u mor për t’i lënë më shumë kohë në zbatimin e kritereve të procesit.
“Shtyrja e periudhës pa penalitete nuk është e padrejtë për pjesën e bizneseve që nuk janë fiskalizuar, pasi biznesi i madh është fiskalizuar. Shtyrja për të vegjlit është bërë për shkak të kostove, që ka procesi për këto subjekte që nga përshtatja e kasave dhe kostove të tjera.
Reforma do kohën e vet dhe ne nuk kërkojmë t’i bëjmë presion bizneseve të vogla, që nuk kanë kapacitetet e duhura për përthithjen e procedurave, prandaj iu është lënë më shumë kohë. Ne kemi studiuar tregun dhe kemi parë që kostot e zgjidhjeve e zgjidhjeve të tjera janë më të lira se ato të kasave fiskale. Përdorimi i kasave fiskale kishte kosto të lartë”, pohon ministrja e Financave.
Ibrahimaj tha se zbatimi i procesit të fiskalizimit po jep efekte pozitive te shumë subjekte, pasi shkurton kohën në zbatimin e shumë procedurave.
Kontabilistët më herët ngritën shqetësimin se ndryshimi i aktit normativ vetëm për kategorinë e biznesit të vogël do të vendosë automatikisht penalizimet dhe do të vështirësojë ndërveprimin mes tyre. “Do të jetë e pamundur që një biznes i madh i fiskalizuar të ndër veprojë me një biznes të madh që nuk është fiskalizuar. Biznesit të madh do t’i vështirësohen procedurat, pasi kjo do të rrisë edhe numrin e faturave të dubluara në sistem”, nënvizoi më herët kontabilisti Sotiraq Dhamo.
Kontabilistët rekomanduan që fillimisht MFE të zgjidhte problematikat e evidentuara prej tyre dhe më pas të vendoste për periudhën pa gjoba, duke vendosur edhe afatin e biznesit të vogël që duhet të pajiset me certifikatë elektronike.
Procesi i fiskalizimit nisi zbatimin nga 1 janari 2021. Faza II nisi të zbatohej nga korriku i vitit të kaluar dhe nga 1 shtatori nisi fiskalizimi i faturave për transaksionet pa para në dorë për biznesin e vogël./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin e thelluar në tregun e karburanteve pa gjetur shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.Në datë 4 qershor të...
Kos me fekale’ shitet ne supermarkete dhe dyqane pothuajse në çdo qytet te vendit. Një nga firmat më me emër në Shqipëri e përpunimit të qumështit dhe pr...
Pas përfundimit të afatit të deklarimit të listëpagesave të janarit nga tatimpaguesit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të nisë aksionin kundër informalit...
Ulja e çmimeve të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve në fund të vitit të kaluar ka dhënë një ndikim të ndjeshëm në numrin e policave të shitura nga komp...
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) nuk ka të drejtë ligjore që të përcaktojë tarifën minimale për auditim ligjor, që sipas saj është 3 mijë le...
SHQIPËRI – Rritja ekonomike në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore parashikohet të ngadalësohet në 3 për qind në vitin 2022 pasi politika më të rrep...
TIRANË – Disa nga shoqëritë administruese të fondeve të pensionit privat kanë ulur gjatë vitit të kaluar tarifat e administrimit që u ngarkohen anëta...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këtë vit do të ndryshojë kriteret e riskut për disa biznese që kryejnë evazion fiskal.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në...
TIRANË- Taksistët që përdorin taksimetër janë përjashtuar nga detyrimi për të lëshuar fatura të fiskalizuara. Ky vendim është marrë ditën e djeshme në mble...
TIRANË – Fitimi i sektorit bankar me standardet mbikëqyrëse të raportimit financiar u rrit më tej për muajin nëntor të vitit të kaluar. Të dhënat e B...