Politike

Shtyrja e negociatave, Mogherini kritikon BE-në: Ishte një gabim historik, shpresoj të korrigjohet

Në një shkrim në blogun e saj Mogherini shprehet se KE bëri një gabim të madh, por ajo shpreson se shumë shpejt mudn të rregullohet, dhe shton se të dyja vendet kanë bërë përparime të mëdha.
Featured image of article: Shtyrja e negociatave, Mogherini kritikon BE-në: Ishte një gabim historik, shpresoj të korrigjohet Frederica Mogherini gjatë takimeve të ndryshme

BRUKSEL- Federica Mogherini, Shefja për Politikën e Jashtme të BE, ka reaguar pas vendimit të KE për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke e kritikuar këtë qëndrim të unionit.

Në një shkrim në blogun e saj Mogherini shprehet se KE bëri një gabim të madh, por ajo shpreson se shumë shpejt mudn të rregullohet, dhe shton se të dyja vendet kanë bërë përparime të mëdha.

Unë shkruaj pas vendimit të vështirë të Këshillit Evropian: krerët e shteteve dhe qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të arritur nga të dy vendet dhe kundër këshillave të Komisionit Evropian. Ishte shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Këshilli gjithashtu ka marrë dy vendime të rëndësishme: miratoi marrëveshjen e re me Londrën për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian; dhe ajo konfirmoi vendimet që kemi marrë të hënën me Ministrat e Jashtëm për ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri”, shkruan Mogherini.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë KE vendosi që të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në dy ditë diskutimeve mes liderëve të BE, nuk pati një vendim unanim kër çeljen e dritës jeshile. Ishte Franca, Danimarka dhe Holanda që nuk ishin të bindura për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke shtyrë diskutimet për në maj 2020. Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria shqiptare ka bërë fajtore BE-në për këtë vendim negativ. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment