Politike

Shtyrja e negociatave, Kryemadhi: Largimi i Edi Ramës është e vetmja rrugë për Shqipërinë

Në një reagim në Facebook, Kryemadhi shprehet se  shpresat për qershorin u shuan dhe për këtë bën fajtor, Edi Ramën.
Featured image of article: Shtyrja e negociatave, Kryemadhi: Largimi i Edi Ramës është e vetmja rrugë për Shqipërinë Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI

TIRANË- Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka reaguar në lidhje me lajmin se Shqipërisë nuk do t’i hapen në qershor. Në një reagim në Facebook, Kryemadhi shprehet se  shpresat për qershorin u shuan dhe për këtë bën fajtor, Edi Ramën.

Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan kryetarja e LSI

REAGIMI I PLOTË

Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Europian dha sinjalin më të fortë se perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur.

Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre! Sot është koha për një bashkim kombëtar! Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mund të hapin negociatat në muajin qershor”, kjo ishte deklarata nga BE. Gjermania, Franca dhe Danimarka ishin tre vendet skeptike që kërkuan më shumë kohë dhe tani synohet muaji tetor për të marrë dritën jeshile. Hahn që lexoi deklaratën tha se këtë verë nuk do të ketë çelje të negociatave pavarësith progresit të bërë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment