Dikur

Shtypi gjerman: Gjetja e një princi për fronin shqiptar, një mision shumë i vështirë!

Gazetë gjermane e 25 shtatorit 1913, e cila i rezervon çështjes së gjetjes së një princi për Shqipërine faqen e parë.
Featured image of article: Shtypi gjerman: Gjetja e një princi për fronin shqiptar, një mision shumë i vështirë!

TIRANË– Duke analizuar kërkimin që në atë kohë akoma po zhvillohej pa rezultat, duke mos sjellë një emër konkret e përfundimtar për “fronin shqiptar”, aty sillet në vëmendje rasti i Greqisë ( në atë kohë 84 vite më parë), kur emri i Mbretit të Greqisë u gjend pas shumë përpjekjesh, sikurse theksohet në artikull, nga tre fuqi të angazhuara ethshëm në këtë çështje: Anglia, Franca dhe Rusia.

Ndërsa bën krahasimin, analiza pohon se kjo çeshtje sikurse dhe në atë kohë, do të merrte kohë, porse ndryshimi qëndron së tashmë në këtë mesele ishin përfshirë minimalisht 6 fuqi dhe jo tre dhe se kandidati konsensual, përveç bekimit të tyre, do të duhej të përmbushte veç të tjerash edhe ca cilësi të pranueshme për popullin shqiptar dhe traditat e tij. Në fund pohohet se sa i vështirë ishte një mision i tillë, edhe pse “zgjidhja” u duk se erdhi vetëm pak kohë më pas me Princ Vidin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Shto Koment