Dikur

Shtypi francez në 1925: Koncesionet e naftës në këmbim të njohjes së Shqipërisë, arsyet e konfliktit amerikano–shqiptar

Grupi Sinclair dhe Standard Oil besojnë se koncesionet në fjalë përbëjnë krijimin e një monopoli de fakto në favor të Anglisë.
Featured image of article: Shtypi francez në 1925: Koncesionet e naftës në këmbim të njohjes së Shqipërisë, arsyet e konfliktit amerikano–shqiptar Faksimile e gazetës

TIRANË- Gjatë muajit shkurt të 1925, shtypi francez i ka dedikuar disa shkrime konfliktit amerikano-shqiptar në lidhje me akordimin e koncesioneve e naftës në tokën e shqiponjave, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

Konflikte për naftën: Amerika proteston kundër koncesioneve të bëra Anglisë në Shqipëri. 

Londër. 16 shkurt. — Shkruajnë nga Uashingtoni se qeveria amerikane sapo i ka dërguar qeverisë shqiptare një shkresë proteste kundër koncesioneve të fushave të naftës që i janë akorduar Anglo Persian Oil-it, domethënë, në realitet, qeverisë britanike. Grupi Sinclair dhe Standard Oil besojnë se koncesionet në fjalë përbëjnë krijimin e një monopoli de fakto në favor të Anglisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Protesta amerikane bazohet në faktin se kur Shtetet e Bashkuara njohën Shqipërinë, ato kërkuan që të respektohet “parimi i derës së hapur” për t’i mundësuar industrisë amerikane të naftës të njëjtat të drejta si Anglo Persian-it. Londër, 16 shkurt. (Humanité) Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar qeverisë shqiptare një shkresë proteste kundër projektit për t’i dhënë Anglo Persian Oil C° koncesionet e minierave dhe të naftës.

Çështja e naftës në Shqipëri: Sipas korrespondentit të New York Times në Uashington, Z. Hughes ka udhëzuar përfaqësuesin e SHBA-ve në Tiranë të informojë qeverinë shqiptare se dhënia ekskluzive e një koncesioni të naftës ndaj një kompanie angleze nuk përputhet me politikën e dyerve të hapura, e cila ishte një nga kushtet për njohjen e Shqipërisë nga Amerika. 

(Marrë nga Darsiani)

Shto Koment