Rajoni

Shtyhet vendimi/ Viti shkollor në Maqedoninë e Veriut do të fillojë me 1 tetor

Ai theksoi se mësimi online do të jetë koncept për të gjithë nxënësit, përveç klasave të para në të cilat nxënësit.
Featured image of article: Shtyhet vendimi/ Viti shkollor në Maqedoninë e Veriut do të fillojë me 1 tetor Foto Ilustruese

MAQEDONI E VERIUT-  Viti shkollor në Maqedoninë e Veriut do të fillojë më 1 tetor. Lajmin e ka bërë të ditur, i emëruari për kryeministër, Zoran Zaev në një deklaratë para kuvendit, pas dorëzimit të propozim përbërjes dhe programit të qeverisë së re.

Ai theksoi se mësimi online do të jetë koncept për të gjithë nxënësit, përveç klasave të para në të cilat nxënësit.

Mbetet koha për të marrë parasysh të gjitha aspektet e kësaj, siç tha ai, çështje komplekse, siç është përgatitja e platformës në internet, protokollet e sigurisë për fëmijët, çështja e kujdesit për fëmijët deri në 10 vjet dhe të ngjashme dhe ato do të jenë në rendin e ditës në seancën e parë të Qeverisë së re.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se para disa ditësh ishte njoftuar se shkollat në rajon do të hapeshin më 1 shtator por që ditën e sotme hapja e tyre është shtyrë edhe për një muaj.

Burimi: opserver.mk

(A.K.dosja.al)

Shto Koment