Rajoni

Shtyhet takimi i Ramush Hardinajt me Hotin dhe me liderët e partive politike, ja kur do të zhvillohet

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blakaj ka bërë të ditur se takimi mes Ramush Haradinaj, Avdullah Hotit dhe partnerëve të tij të koalicionit, i cili ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme është shtyrë.
Featured image of article: Shtyhet takimi i Ramush Hardinajt me Hotin dhe me liderët e partive politike, ja kur do të zhvillohet Ramush Hardinaj dhe Avdullah Hoti

KOSOVË– Takimi mes Ramush Haradinaj, Avdullah Hotit dhe partnerëve të tij të koalicionit, i cili ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme është shtyrë.

Lajmin e ka bërë të ditur  Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blakaj, i cili ka thënë se takimi është shtyrë për të hënën.

“Sot nuk mbahet takimi i paralajmëruar, është shtyrë për ditën e hënë”, ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai nuk ka bërë të ditur arsyet pse nuk u zhvillua sot,  por megjithatë edhe çështjet që do të diskutoheshin gjatë takimit nuk ishin bërë publike

Ditën e djeshme një njoftim i AAK-së u bë e ditur se Hradinaj do të takohej ditën e sotme me kryeministri Avdullah Hoti si dhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, dhe kreun e Nismës, Fatmir Limajn. Sipas njoftimit taklimi do të zhvillohet në kryeministri.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment