Aktualitet

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Izet Haxhinë, mungoi gjyqtari i tij

Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se shkak për shtyrjen e seancës gjyqsore është bërë mungesa e gjyqtarit Kujtim Vranici.  
Featured image of article: Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Izet Haxhinë, mungoi gjyqtari i tij Izet Haxhia

TIRANË- Seanca gjyqaore për Izet Haxhian është shtyrë sërish. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se shkak për shtyrjen e seancës gjyqsore është bërë mungesa e gjyqtarit Kujtim Vranici.

Në lidhje me mungesën e gjyqtarit, Gjykata ka bërë me dije se ai ka munguar për arsye shëndetësore. Ditën e sotme në seancën që do të mbahej janë paraqitur vetëm 2 gjyqtarët e tjerë Euron Bani dhe Lazer Sallaku. Në seancën që do të mbahej sot do të jepeshin dëshmitë e Agim Logut, Kleo Murataj, Dem Dollapaj  dhe Kujtim Hysa. Ndërkohë që seanca e radhës është parashikuar të mbahet javën e ardhshme në 11 dhjetor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment