Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Shullazit, avokati i tij rezulton me Covid

Gjyqi ndaj Emiliano Shullazit eshte shtyre serish.
Featured image of article: Shtyhet sërish gjyqi ndaj Shullazit, avokati i tij rezulton me Covid Emiljano Shullazi dhe grupi i tij

TIRANË-Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë.

Këtë rradhë arsyeja e shtyerjes së gjyqit ishte avokati i Shullazit i cili rezulton pozitiv me koronavirus. Kjo është e disata herë që shtyhet gjyqi ndaj Shullazit për shkak të mungesës së trupës gjykuese.

Akuza dhe gjyqi ndaj Shullazit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg.

Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht. Dy akuzat e tjera, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy pedagogëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule kanë rënë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment