Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Shtyhet seanca në KPA për Luan Dacin, ONM kërkon shkarkimin e tij
6 Dhjetor 2021, 14:15Nga DOSJA
TIRANË– KPA ka shtyrë për nesër seancën ndaj Luan Dacit. Shtyrjen e kërkoi vetë Daci i cili kërkoi që për shkak të kohës së kufizuar të ketë shtyrje të seancës.
Ai kërkoi kohë për 2-3 ditë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare. Me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, KPA ka nisur procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA Luan Daci.
Daci u dënua me 6 muaj heqje lirie nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pak muaj më parë, Komisioni i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur për falsifikim dokumentash.
Gjithçka nisi pasi ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare dhe u provuan edhe nga SPAK, që doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017.
Ai nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.
LEZHË– Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar problemet e para në qytetin e Lezhës. Që prej mbrëmjes së djeshme në disa zona ka pasur prezencë uji, ...
GREQI– Shqiptari i cili vrau bashkëshoren në Greqi, quhet Festim ndërsa viktima Elona. Sipas asaj që ai ka dëshmuar vetë në polici, e ka mbytur gruan me d...
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka kryer disa kontrolle në qytetin e Elbasanit, duke ndëshkuar drejtuesit e mjeteve të cilët shkelën kodin rrugor. Gjatë kont...
TIRANË– Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi ditën e sotme kandidaturën për kryetar të Autoritetit të Konkurrencës. Kandidati Denar Biba ka zgjedhur që të ...
TIRANË – Prej 2 javësh efektivët e policisë nga drejtoritë e gjithë qarqeve në vend po i nënshtrohen analizës së gjakut dhe urinës me qëllim identifi...
TIRANË– Ramazan Raja, i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në Lezhë, ku i riu së bashku me dy miqtë e tij u futën brenda një lokali duke kërku...